web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT / Ja diferenca midis qytetarisë dhe rilindjes

24 Prill 2017, 13:09, Aktualitet CNA

Protesta e Partisë Demokratike ditën e sotme ishte mjaft e qetë dhe paqësore. Ashtu siç u lajmërua edhe më parë kjo protestë nuk rezultoi me asnjë incident duke u vlerësuar si mjaft demokratike.

Në lidhje me marshimin e sotëm ka reaguar edhe Denion Mejdani, i cili me një postim në rrjetet sociale ka treguar diferencën që ekziston mes qytetarisë së sotme dhe rilindjes.

Mejdani ndër të tjera sjell në vëmendje deklaratën e Policisë së Shtetit një ditë më parë, e cila e konsederoi të paligjshme dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos merrnin pjesë.

“Qytetaria ne aksion demokratik! Ja diferenca midis qytetarise dhe rilindjes!
Ja protesta qe policia #qenukduam e klasifikoi si te rrezikshme per rendin madje çuditerisht dhe per sigurine kombetare!
Pershendetje te veçante per te gjithe ju panikndjelles, fataliste e kercellues si bufona me uniforme si drejtues e politikane qe bashkarisht mbuloheni me gjethe dhe fare kanabisi!

P.s. Per te gjjthe ju qe qaheni per trafikun me mire te vonoheni nje ore e dy se te merrni rrugen e gabuar dhe pa fund e krye serisht drejt autoritarizmit e larg integrimit tone evropian e kunder progresit e zhvillimit demokratik”, përfundon Mejdani./CityNews





Lajmet e fundit nga