web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagon Agon Channel/Oligarkia e Klan-it dhe Top Channel –it i kërkon ndihmë timonierit Baze që përpiqet, por deti është me dallgë që nuk mbahen më nën kontroll

23 Prill 2017, 10:58, Aktualitet CNA

Deklarata e Zëvendës kryetarit të Komisionit Parlamentar të Medias, deputet i Partisë Socialiste, Alfred Peza, rreth faktit se të gjithë pronarët e shtypit u shmangen taksave, duke paguar në të zezë gazetarët e tyre, e pranon hapur e qartazi se ajo ç’ka u denoncua në atë kohë nga Agon Channel ishte e vërtetë. Në fakt Agon Channel ishte i vetmi televizion që i paguante në transparencë të plotë pagat dhe kontributet e gazetarëve të tyre: Andi Bejtja, Fatos Lubonja, Sonila Meço e Adi Krasta bashkë me 400 punonjësit  e tjerë.

?Kardinalët Rishelje? të Kryeministrit, Fuga dhe Agaçi e kuptojnë që situata mund të shndërrohet përfundimisht në fitoren e Agon Channel-it dhe për këtë i kerkojnë ndihmë penës strategjike të Mero Bazes, i cili vetëm për të dëshmuar se mund të jetë i dobishëm, hyn për të lundruar në një det te trazuar.

Baze përpiqet të shpëtojë atë ç’ka mund të shpëtohet, duke pohuar nga njëra anë se krimi i kryer nga Peza dhe nga pronarët e tij të mediave është normal dhe nga ana tjetër thërret në kauzë Agon Channel dhe gazetarët e tij, por guxon shumë dhe permbyset me barkën e tij të shpëtimit.

Në fakt pas ICSID (Qendra Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve), gjykatave angleze dhe Interpol-it, që së fundmi ka hequr Red Notice (njoftimin e kuq) dhe kjo ndodh vetëm në raste persekutimesh të rënda politike, në një procedim ku ndër të tjera Qeveria Shqiptare nuk pati as kurajon të paraqitet, Soros-i Shqipërisë (që investon tek Credins), Peza e pranon në sektorin e tij, nderin e fitores së Agon Channel-it.

Atëherë në këtë logjikë, ku janë urdhërarrestet për Frangajn, per Vjollca Hoxhën e pronarët e tjerë? Edhe Baze në fakt e pranon se të gjithë pronarët u shmangen detyrimeve fiskale, provat janë në dritë të diellit dhe nuk do të mjaftonte as një mbrojtës nga dielli per t’i fshehur.

Për momentin reziston vetëm urdhërarresti ndaj Becchetti-t, por efektivisht nëse shmangësit e vërtetë të taksave janë të lirë, dhe sipas Bazes me të drejtë, atëherë do të jetë e drejtë që Becchetti, që nuk ka kryer evazion fiskal por ka investuar para të pastra për të vetmin televizion të lirë dhe transparent të vendit, Agon Channel, në shërbim të qytetarëve duhet të shkojë në burg në Shqipëri dhe t? jetë i lirë në pjesën tjeter të botës, sepse përndryshe mund të zbulohet se oligarkia që udhëheq vendin është veçse një  oligarki bananesh, e aftë vetëm të shkatërrojë nje vend për një vilë, apo nje çantë “Hermes” më shumë.

Baze duke u përpjekur të mbajë peshën, arrin deri aty sa të flasë për një të afërm të Becchetti-t, ndërsa harron se ”Kardinalët Rishelje” Fuga dhe Agaçi, sapo kane emeruar Fatmir Xhafën, Ministër të Brendshëm, vëllai i të cilit akuzohet si një trafikant i njohur droge.

Mero një  heshtje e duhur nuk u shkrua kurrë.

Agon Channel

 

Shkrimi i Mero Bazes:

Dosja ?Peza?: Historia e një ?shembulli? që duan ta shesin ?për shembull?





08:17 Aktualitet

Të (pa)strehët

Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numr...

Lajmet e fundit nga