web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet-Vinin nga Mallakastra dhe shisnin drogë në Tiranë/Çfarë iu gjeti policia 4 trafikantëve

23 Prill 2017, 09:51, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ?Befasia?, duke arrestuar 4 persona. Mësohet se nga aksioni janë sekuestruar 102 kg kanabis sativa.

Në pranga kanë rënë shtetasit:
1. Arjan Mustafaj, 43 vjeç, banues në Mallakastër.
2. Shpetim Sinaj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.
3. Erjon Zenelaj, 33 vjeç, banues në Mallakastër.
4. Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit ?Cannabis Sattiva?, kryesisht në periferi të Tiranës.

Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugorë Pezë – Ndroq.

Nga kontrolli në automjetet e këtyre shtetasve, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 102 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.
– 2 automjete të markave të ndryshme.
– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga Neni 283/2, i Kodit Penal./CityNews





08:17 Aktualitet

Të (pa)strehët

Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numr...

Lajmet e fundit nga