web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i ri/ Gramoz Ruçi: Presidenti nga populli shkel kushtetutën, ja kur do e keni presidentin e ri

22 Prill 2017, 14:30, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka reaguar ditën e sotme nga Fieri për sa i përket kërkesës së opozitës që Presidenti të zgjidhet nga populli.

Në fjalën e tij, Ruçi e ka cilësuar qesharak propozimin e Bashës dhe Blushit, duke e quajtur shkelje të Kushtetutës.

Ndërsa përsa i përket afatit se kur do të zgjidhet presidenti dhe nëse do të ketë një President të ri, Ruçi ka thënë se Presidenti do të zgjedhet brenda të gjitha afateve të përcaktuara në kushtetutë.

Opsioni për ta zgjedhur presidentin nga populli për këto zgjidhje nuk ka vend për diskutim, shkelje e kushtetutës. Në datën 24 që mbaron mandati i Presidentit dhe që e kërkon kushtetuta Shqipëria do të ketë President./CityNews





Lajmet e fundit nga