web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot MYFTARAJ/Baton Haxhiu, sekseri që i sjell Edi Ramës 3 milion euro mitë (rryshfet) në muaj

22 Prill 2017, 15:36, Aktualitet CNA

Në Luftën e Kosovës, që nga marsi i vitit 1998 deri në qershor 1999 u vranë nga serbët 10 mijë shqiptarë kosovarë. Në Shqipëri kaq njerëz kanë vdekur tre vitet e fundit nga gruri serb. Ose më saktë janë vrarë me vetëdije nga pushtetarët tanë të cilët kanë lejuar hyrjen e grurit serb në vendin tonë. Në Kosovë, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nisi në shkallë të gjerë në mars 1998. Në Shqipëri, gjenocidi ndaj shqiptarëve të kësaj ane të kufirit, me anë të grurit dhe miellit serb nisi në shkallë të gjerë po në muajin mars, por të vitit 2014, kur Kryeministri Edi Rama vizitoi kompaninë ?Devolli? në Pejë.
Kjo kompani është pronë e vëllezërve Devolli, të cilët nuk kanë lidhje me krahinën e Devollit në Shqipërinë Juglindore. Ata janë shqiptarë të Kosovës, për aq sa e meritojnë emrin ?shqiptar?.

Vëllezërit Devolli importojnë në Serbi sasi të mëdha drithërash, kryesisht gruri dhe misri jashtë standardit, që nuk mund duhet të hahet nga njerëzit, madje edhe nga kafshët. Në Serbi, ky grurë ndalohet të shitet në tregun e brendshëm, për arsye se është aq i vjetëruar aq sa ka humbur vlerat ushqyese, ose ka një përmbajtje kimikatesh përtej normës së lejuar me ligj që të përdoret për rritjen e prodhimit. Vëllezërit Devolli nga gruri i importuar në Serbi prodhojnë në Kosovë miell të cilin e shesin me çmim më të lirë se gruri! Ky grurë serb dhe mielli i prodhuar prej tij kanë efekt vrasës për njerëzit, madje edhe për kafshët. Konsumimi i tij nga njerëzit bëhet shkak për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e llojeve të ndryshme.
Vëllezërit Devolli donin të hynin masivisht edhe në tregun e Shqipërisë, përveçse të Kosovës, ku tashmë kishin tash sa vite që e kryenin gjenocidin me grurin dhe miellin serb. Për të hyrë në tregun e Shqipërisë u duhej një ndërmjetës që t? i lidhte me njeriun më të pushtetshëm të vendit, Kryeministrin Rama, i cili mund të hapte portat e vendit për grurin dhe miellin vrasës serb. Kuptohet kundrejt mitës (rryshfetit) që do t? ia jepnin bujarisht vëllezërit Devolli, meqënëse përfitimi do të ishte shumë i madh.
Vëllezërit Devolli janë pronarët e televizionit Klan Kosova, të cilin ia blenë Aleksandër Frangajt, por duke ruajtur të njëjtin drejtues, Baton Haxhiun. Nëse përmendet emri i Baton Haxhiut, pjesa më e madhe e njerëzve në Shqipëri e dinë se bëhet fjalë për një gazetar shqiptar nga Kosova i cili ka marrëdhënie të posaçme me kryeministrin Edi Rama, duke u bërë shpesh paraprakisht zëdhënës i tij në media. Batonin e shikoni shpesh si të ftuar në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, i cili e quan vazhdimisht këshilltar të Edi Ramës.
Ndonëse Batoni i bën shërbime politike Edi Ramës, arsyeja e marrëdhënies së posaçme të Edi Ramës me Baton Haxhiun shkon përtej politikës. Batoni Haxhiu ka qenë ndërmjetësi për bashkëpunimin e Edi Ramës me vëllezërit Devolli. Sipas marrëveshjes Edi Rama merr 3 milion euro mitë në muaj dhe vëllezërit Devolli e paguajnë me kënaqësi këtë shumë sepse fitimi i tyre është disafish më i madh. Sasia e grurit dhe e miellit serb që fut në Shqipëri kompania ?Devolli? është disa herë më i madh se sasia që regjistrohet në doganë. Kompania ?Devolli? fiton nga kjo tregti me Shqipërinë mbi 150 milionë euro në vit.
Kur Edi Rama dëshiron të tallet gjeopolitikisht, ai thotë se do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën. E pra, i ka bashkuar si treg të grurit dhe të miellit vrasës serb.
Unë e pohoj që Sali Berisha është një vrasës politik, i cili nuk ka nguruar që të vrasë njerëz kur ishte e nevojshme për të mbrojtur pushtetin e tij. Atë pushtet me të cilin pastaj siguronte përfitime financiare abusive. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe të tjerë politikanë në Shqipëri. Por i pari që po vret njerëz me vetëdije drejtpërdrejt për përfitime financiare është Edi Rama.





Lajmet e fundit nga