web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pabesueshme por e vërtetë/Ja artistja shqiptare pa asnjë ndërhyrje plastike

21 Prill 2017, 20:00, Lifestyle CNA

Showbizi shqiptar është i tejmbushur me femra të bukura, por pyetja që ngrihet gjithë kohën është: sa natyrale është bukuria e tyre?

Edhe pse shumica e vipave shqiptare i mëshojnë fort faktit që janë të bukura nga natyra, e vërteta nuk mund të fshihet.

Grupi i akuzuar për operacione plastike kryesohet nga Luana Vjollca, Enca, Dafina Zeqiri, Greta dhe Eni Koçi, Zaimina Vasjari, Samanta Karavello dhe fatmirësisht në gjithë këtë listë që vazhdon ende, duket se është një artiste e paprekur nga bisturia.

E kemi fjalën për Kidën, këngëtaren simpatike, e cila që në fillimet e karrierës u shqua për tiparet e veçanta dhe stilin rebel.

Me kalimin e viteve e vetmja gjë që ka ndryshuar te Kida është ngjyra e flokëve, por pjesa tjetër mbetet e njëjtë.

CityNews sjell disa foto të këngëtares që i përkasin fillimeve të karrierës së saj në muzikë dhe foto të ditëve të sotme. Asgjë s ka ndryshuar./CityNews





Lajmet e fundit nga