web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Personazhi i ri në marrëveshjen Rama-Meta

3 Prill 2017, 08:00, Aktualitet CNA

Marrëveshja ka tashmë edhe një personazh të ri, i cili në të tilla nivele nuk ka qenë kurrë i pranishëm, ai është Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

Në takimet e nivelit të dy bashkëkryetarëve të mazhorancës, Veliaj nuk ka qenë kurrë i pranishëm, aq më tepër në një darke ku mbyllen detajet e një koalicioni qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Veliaj ska qenë kurrë pjesë e takimeve Rama-Meta, gjithmonë të pranishëm kanë qenë Ruçi dhe Petrit Vasili, ose në disa raste edhe Arben Ahmetaj apo Saimir Tahiri.

Dje në një darkë ku mbyllej dhe saktësohej çdo detaj për koalicionin zgjedhor dhe qeverisjen e nesërme i pranishëm ishte edhe Erjon Veliaj. Ky i fundit është një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, që përflitet si ?trashëgimtari? i tij në PS. Por edhe Ilir Meta nuk ka shfaqur asnjëherë pakënaqësi ndaj tij, gishtat obezë të dhjetorit 2010 u harruan, tani janë gishtat e hollë të pushtetit. Dy personazhet e fundit i bashkoi për shumë kohë edhe ?lufta? kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, që në fund ishte kurban i kryeministrit Rama ndaj tyre.

Dje në darkën e bisedimeve kishte një personazh të ri dhe ai është Erjon Veliaj, që po merr një rol shumë të rëndësishëm në politikat e PS-së. Për herë të parë Veliaj, ulet në atë nivel bisedimesh duke qenë me shumë gjasa edhe një garantues i shumë pazareve të dyshes Rama-Meta, për shkak edhe të postit që mban Veliaj duke drejtuar bashkinë më të madhe në vend, që ka edhe buxhetin e ?luanit? nga qeveria./CityNEWS





Lajmet e fundit nga