web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI kthen sytë nga PDIU?!/Luan Rama: Nuk ia shkelim syrin PD-PS, por ...!

31 Mars 2017, 13:04, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, foli për krizën politike dhe zgjedhjet parlamentare nga Vau i Dejës. Rama bëri të ditura qëndrimet e LSI mbi këto problematika, duke theksuar se zgjedhjet duhet të jenë me standarde për interesin e vendit dhe jo për interesin e politikës së ditës.

Në mesazhin e tij, ai thumboi kryeministrin Edi Rama, teksa tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen sipas standardeve për Shqipërinë, jo zgjedhje për partinë!

Më tej, Luan Rama tha se ka ardhur koha të mendohet për interesin e vendit dhe jo interesin e partisë. Sipas tij, PD me bojkotin dhe PS me vendimin për të shkuar drejt krizës kanë parasysh vetëm interesin e politikës së ditës.

Kreu i deputetëve të LSI ka folur për dhe idenë e hedhur nga kreu i PDIU-së për një takim mes Edi Ramës dhe Lulizm Bashës, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politike. ?Propozimet e Shpëtim Idrizit, përpjekje për kontribut pozitiv. Mbështesim thelbin racional të propozimeve te Idrizit?, tha Luan Rama.

Po sot, Luan Rama u ka kthyer një përgjigje zërave brenda PS që e akuzojnë LSI për flirte me PD. ?LSI është forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ja luan syrin as PD dhe as PS. LSI i ka sytë tek e vërteta dhe zemrën tek qytetarët?, shtoi Rama./CityNews





Lajmet e fundit nga