web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falja e borxheve/ Fermerët të favorizuar

28 Mars 2017, 14:17, Aktualitet CNA

Ministria e Financave ka pranuar një propozim të deputetëve në komisionin parlamentar të ekonomisë, i cili fal gjobat dhe kamatëvonesat për të vetëpunësuarit në bujqësi, që nuk kanë paguar sigurimet e detyrueshme për të gjitha vitet.

Për rrjedhojë, nga ky vendim do të përfitojnë edhe fermerët. Ata do të përfitojnë nëse paguajnë sigurimet e detyrueshme për ato vite që nuk i kanë derdhur.

Amendamenti i propozuar nga deputetja Blerina Gjylameti e zgjeron faljen edhe për gjobat dhe kamatëvonesat mbi sigurimet e fermerëve, të cilat i përkasin 5 viteve të fundit.

Një tjetër ndryshim i miratuar nga Komisioni është ai që fal borxhet tatimore të kompanive energjetike, përfshirë ato të kompanive satelit, që u krijuan nga CEZ në kohën kur ajo zotërohej nga çekët.

Në total, borxhet që u falen kompanive energjetike llogariten në rreth 60 milionë euro, ku pjesa më e madhe i përket kompanive bija të CEZ, por edhe KESH dhe OST përfitojnë falje në shuma jo të vogla. Pas votimit nga komisioni i ekonomisë, drafti i fshirjes së borxheve pritet të miratohet në seancën e radhës plenare. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga