web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pajisja e përgjimit/ Aparatura do ekzaminohet nga ekspertët

26 Mars 2017, 14:34, Aktualitet CNA

Pajisja e izralitetit e cil iu sekuestrua tre ditë më parë, do të dërgohet për ekzaminim. Burimet nga organi i akuzës kanë konfirmuar se pajisja që iu sekuestrua shtetasit izraleit Yoram Frig të premten nga policia në Rinas, do të ekzaminohet nga ekspertët në fillim të kësaj jave.

Aparatura e cila dyshohet se ka lidhje me çështje të përgjimit, gjendet në duart e prokurorëve dhe pritet të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore të hënën.

Prokuroria kërkon një ekzaminim shkencor të saj, për të parë se për çfarë është përdorur ajo në Shqipëri. Një ditë më parë u bë me dije se izraeliti po qëndron në Tiranë, pasi autoritetet i bllokuan pasaportën.

Ai u ndalua nga policia pasditen e të enjtes në aeroportin e Rinasit, ndërsa po largohej nga Shqipëria, pasi oficerët e policisë dyshuan mbi pajisjen që posedonte.  /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga