web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flet izraeliti/Më solli një biznesmen në Tiranë, ku isha dhe çfarë bëra

26 Mars 2017, 07:02, Aktualitet CNA

Shtetasi izraelit, Yoram Frig, u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të veçantë që prokuroria dyshon se kryen përgjigme. Ai u lirua, por pasaporta e tij mbahet derisa autoritetet të zbardhin plotësisht ngjarjen,

Yoram Frig thotë për GSH se ai është hetues privat që është pajtuar nga një biznesmen në Shqipëri.

?Unë jam një investigator privat, kam ardhur në Tiranë gjithsej katër herë, dy herë për të vizituar Shqipërinë dhe dy herë për arsye pune.

Këtë herë erdha vetëm për 1 ditë e gjysëm. Kam ardhur i pajtuar nga klienti im. Unë jam hetues privat dhe ajo që më është bllokuar nuk është pajisje përgjimi, pra nuk kryen përgjime. Unë kam ardhur për të ushtruar kontrolle në një kompani private nëse ka apo jo përgjuese. Ajo pajisje identifikon ?çimkat? dhe nuk kryen përgjime. Kam punuar të enjten në ambientet e kompanisë së klientit tim. Pajisja është e ligjshme në Izrael dhe kudo në botë”, tha Frig.

 





Lajmet e fundit nga