web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen dy motorrë në Novoselë/ Dy të plagosur rëndë

23 Mars 2017, 13:54, Aktualitet CNA

Një aksident me tre të plagosur është shënuar gjatë mesditës së sotme në Novoselë. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy motorrë, duke sjellë dy persona të lënduar.

Burimet paraprake të policisë bëjnë me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë për në spital, për marrjen e ndihmës së duhur shëndetësore.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për hedhjen dritë të këtij aksidenti.

“Rreth orës 13:55, në rrugën kryesore të fshatit Novoselë, përballë komunës, janë përplasur aksidentalisht dy motorra. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e motorrave, shtetasi T.M., rreth 24 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi F.H., 41 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”. /CityNews

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga