web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do e votojë Ilir Meta kandidaturën e Fatmir Xhafajt?

23 Mars 2017, 09:16, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe njeriu që drejtoi reformën në drejtësi në emër të socialistëve, Z. Fatmir Xhafaj, është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe dekretuar nga presidenti Bujar Nishani si ministër i Brendshëm.

Dekretimi i Xhafajt kaloi nëpërmjet një debati, por edhe pritshmërive të opozitës që presidenti nuk do ta dekretonte kandidaturën e tij. Nishani foli, sulmoi z.Xhafaj, por e dekretoi atë si ministër, duke e kaluar topin në Parlament.

Që Fatmir Xhafaj të marrë detyrën si ministër i Brendshëm duhet të sigurojë të paktën 71 vota në parlament, të cilat socialistët nuk i kanë të vetëm. Në votimin e fundit për shkarkimin e kreut të AMF-së PS rezultoi të kishte vetëm 55 vota, duke pasur parasysh disa largime dhe mungesa. Duke shtuar dhe votat e LSI-së dhe PDIU-së, mazhoranca shkon në rreth 88 mandate, por kuptohet aleatët kanë kushte.

Partia Socialiste ka marrë 64 mandate në vitin 2013, duke llogaritur mandatet e larguara ajo është rreth 60 të tillë dhe së bashku me PDIU e Idrizit shkon maksimumi në 65 mandate, numër ky i pamjaftueshëm për të miratuar emrin e kontestuar të Fatmir Xhafajt nga opozita. Por, edhe PDIU pritet të mos i votojë 4 ministrat e rinj të Ramës, mes të cilëve është edhe Xhafaj.

Fatmir Xhafaj duket se tashmë është në dorën e Ilir Metës, njeriut të cilit pak kohë më parë iu drejtua duke i thënë ?ruaj qetësinë, se dashuria ka mbaruar me kohë?.

Tashmë, Xhafajt i duhet ?dashuria? e Ilir Metës që të kalojë betejën e miratimit në Parlament. Ministri i Brendshëm i dekretuar nga presidenti kërkon 71 mandate, të cilat PS dhe PDIU nuk i kanë. Pra, Xhafaj është në dorën e Ilir Metës. Dhe është ky i fundit edhe njëherë që do të tregojë në fund të mandatit qeverisës se duhet të vazhdojë të jetë me Edi Ramën apo do të dalë i vetëm në zgjedhje.

Në 4 vite të kësaj mazhorance, Meta ka qenë sulmues, përçarës, shkatërrues i qeverisjes në vend. Thuajse se ishte opozita, diku ka mbajtur qëndrime më të ashpra edhe se vetë Berisha ose Basha. Por, në momentet e fundit gjithmonë është nënshtruar para Ramës dhe ka shkuar e ka votuar me vrap ashtu siç i ka kërkuar kryeministri.

Ne në CityNews nuk kemi asnjë dyshim se kreu i Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta, edhe këtë herë do ta votojë Xhafajn si ministër i Brendshëm, ashtu siç votoi Bujar Nishanin për President. Atëherë tha se aty filloi ndarja me Berishën, ndërsa votimi për Xhafajn është ?dashuria? e pafund për Edi Ramën./CityNews





Lajmet e fundit nga