Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Zhvillimi i bllokuar nga mafio-politikanët dhe mafio-bizneset,shkruan gazeta Kosova Sot.
Që nga pas lufta e deri më sot, e në veçanti gjatë dekadës së fundit, plot ministra janë vënë nën kthetrat dhe shërbimet e mafio- oligarkëve të inkriminuar të bizneseve të pista e monopoliste, që nuk guxojnë të luftojnë monopolet në biznes. Sipas analistëve dhe opozitës, institucionet nuk po udhëhiqen nga dora e shtetit ligjor dhe kushtetues, por po udhëhiqen nga nëntoka kriminale politike, e cila, sipas tyre, dirigjon dhe i paguan ministrat e zyrtarët mercenarë në institucionet e shtetit për interesa të saj dhe pushtetarëve të inkriminuar. Deputeti Sali Salihu (Lëvizja VV) tha se qeverisja e tanishme forcoi kapjen e shtetit dhe të ekonomisë. “Këtu pra u vendosën linjat për ndarjen e bizneseve të fuqishme dhe nga koha kur ky partneritet filloi të funksionojë vendi edhe më shumë iu nënshtruar krizës së thellë ekonomike dhe politike”, u shpreh ai. Sipas tij, pjesa dërrmuese e aparatit shtetëror është në shërbim të rrjeteve klienteliste, dhe duke qëndruar nën këtë klimë kanë pamundësuar bërjen e shtetit dhe mundësuar mbizotërimin e kriminalitetit.
Mafio- politika dirigjon gjithçka
Analisti i ekonomisë, Ardian Nokaj është i mendimit se shumica e ministrave të kësaj Qeverie janë nën kthetrat e oligarkëve të bizneseve të inkriminuara, saqë ngufasin e nuk lejojnë frymën e lirë të biznesit në tregun e lirë. “Mafio-politika është aktori kryesor krimogjen, që nuk lejon thyerje të monopoleve, edhe pse tregu i lirë është i garantuar me ligj dhe me Kushtetutë”. Sipas tij, shumica e institucioneve po udhëhiqen realisht nga mafio-politika oligarkike apo nëntoka kriminale, ku shihet qartë se ata janë përgjegjësit kryesorë për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtij vendi deri sot. ” Mungesa e vullnetit politik, sistemi i brishtë i drejtësisë dhe papërgjegjshmëria janë vetëm disa nga faktorët që konsiderohen se po e pengojnë luftën kundër korrupsionit në Kosovë”, ka vlerësuar Nokaj. “Kemi shumë organe që kinse thirren se ata po luftojnë korrupsionin, por ato organe nuk po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Pra, gjithë këto mekanizma të kontrollit nuk funksionojnë dhe e kemi një situatë ku njerëzit, për të cilët ka dyshime të fuqishme që janë të korruptuar, nuk dënohen, dhe si po shihet këtu bien ndesh në mes vete këta mekanizma”, theksoi ai.
Shteti i dorëzuar para shkelësve të ligjit
Ish-deputeti, Xhevdet Neziraj tha se efikasiteti i qeverisjes varet nga profesionalizmi i përbërjes së ekzekutivit. “Derisa nuk emërohen ministra në bazë të profesionalizmit dhe meritokracisë jo të klientelizmit,nepotizmit,apo siç ndodh shpesh te ne në baza të preferencave të politikës dhe bizneseve nuk do të ketë luftë në eliminimin e bizneseve monopoliste e me këtë nuk do të ketë as investime të huaja pa të cilat vendi nuk do të ketë zhvillim ekonomik, e as zvogëlim të papunësisë”, tha ai. Ndërsa, deputeti i opozitës, Bali Muharremaj tha se Kosova ka ligjet dhe Kushtetutën shumë të mirë, që e garanton tregun e lirë dhe pa monopole, por te ne zbatueshmëria e ligjeve dhe Kushtetutës është larg standardeve evropiane, e për zbatimin e ligjeve dhe konkurrencës së lirë nuk ishte dashur të ketë kompromise me askënd. “Shteti nuk do të duhet që të dorëzohet para shkelësve të ligjit dhe duhet që të luftojnë fuqishëm monopolet në biznese të caktuara, sepse ato shkatërrojnë ekonominë e vendit”, ka thënë më tej deputeti Muharremaj. Si shembull të monopoleve e mori kompaninë që është në pronësi të Devollëve dhe që bën homologimin automjeteve dhe se është e vetmja në tërë Kosovës dhe ku ministri Lutfi Zharku botërisht e ka pranuar se nuk ka guxim që të heqë monopolin e kësaj kompanie. Ndaj, deputeti Muharremaj thotë se ky është një shembull tipik se si ministrat e kësaj Qeverie janë vënë nën kthetrat dhe shërbimet e mafiooligarkëve të inkriminuar të bizneseve të pista e monopolistike që nuk guxojnë të luftojnë monopolet në biznes./Kosova Sot
DASHI 21. mars – 20. prill Mundohuni te mos e ndërlikoni me ...
Në historinë 105 vjeçare të shtetit shqiptar ai padyshim mbe...
Nëse ndonjëherë keni bërë seks me një mashkulli, e keni parë...
Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar, sesi shiten produktet ...
Nga Oerd Bylykbashi22 mars – 25 vjet me pas. 25 vite me pas ...
Bashkimi Europian ka mbushur gjashtëdhjetë vjeç. Më saktë do...
Në ditën e 33-të të protestës për zgjedhje të lira e të nder...
Partia Demokratike dhe aleatët i kanë kaluar tridhjetë ditët...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë tel...
Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëfyer për jetën e tij ...
Nëse tashmë ka kaluar një kohë që kur në krevat nuk keni pas...
Pas sulmeve të mundshme terroriste në zonën e parlamentit br...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer më në fund heshtjen, ...
Por duket se ajo është mënyra më e mirë për të thënë “mirëmë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, foli mbrëmj...
Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme për situatë...
Dy shqiptarë po përballen me drejtësinë greke, pasi akuzohen...
Guardia di Finanza ka publikuar të dhënat e frikshme të drog...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë...
Analisti Artur Zheji ka vijuar sulmet e tij ndaj kryeministr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...