Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Shqipëria sapo mbushi 31 ditë aspak të ngjashme me të tjerat.
Protesta në bulevard ia ka dalë të ndajë kohën në dy pjesë. Para dhe pas 18 shkurtit, dhe po ashtu në dy botë ndarë me një palë kangjella të pahijshme.
Në njërën anë kemi godinën hermetike, grilëulur, të paqeshur të qeverisë, ku ai që e mban veten si lider global po reduktohet cdo ditë në një shef të zakonshëm ekzekutivi që kalkulon orët, ditët, kartonat, aleancat, për të mbajtur frerët e pushtetit.
Mu përballë në shesh, në një cadër me stil spartan dhe një kaos të gëzueshëm, kemi një botë tjetër të cliruar nga ankthi, të lirë, që ka bojën e njeriut, ku secili që shkon e vjen ndihet i barabartë, sepse nuk ka kasta, hirearki, shefa të mëdhenj apo të vegjël.
Ajo është një cadër ëndrrash ku flitet për republikën e re, ashti i të cilës do të jetë qytetari.
Aty nuk ka hesape ku ndahen zonat, ku caktohen postet, vendosen doganierët, taksidarët e drejtorët.
Në ato stola që cijasin gozhdash të ndryshkura a prej peshës për të cilën nuk ishin prodhuar, ka dëshmitarë nga cdo anë e vendit që dëgjojnë herë Kim Mehmetin herë Mark Markun, Cupin e Gjekmarkajn, Lelën, Agim Hushin, Ardian Isufin, Shkullakun a Sonila Mecon, gazetarë, aktorë, tenorë, aktivistë, ka dëshmitarë që kalojnë një huti jo të vogël kur shfaqet i majti Dritan Hila, sakaq e marrin veten se e dinë pse janë aty dhe dëgjojnë me respekt, ngulen me nderim të posacëm për Edmond Tupen, hovin në këmbë kur merr mikrofonin Lulzim Basha, të gjithë një metër larg, pa foltore, pa frone, pa platforma, ashtu në shesh grumbulluar ditë-natë.
Pakkush kërkon të bjerë në sy, e të bëjë poza, apo të tregojë që është aty.
Cadra është zakon i njerëzve sot dhe cdo ditë takon dikë që se ke parë prej vitesh, cdo ditë njihesh me dikë për herë të parë.
Eshtë një gjë e re, ngjitëse që i ka robtuar të gjithë.
I ngjan një mrekullie, por sic thotë Borges, mrekullitë kanë tagrin të vendosin rregullat e tyre.
Dhe ka një rregull aty, rregulli është se cadra vazhdon, nuk epet, derisa të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme.
Po cfarë e bëri këtë protestë kaq të pazakontë që cdo ditë mbushet me energji e nuk sos, teksa vjetëron gjithcka tjetër përreth saj, e bën të duket e dalë kohe.
Për herë të parë, kemi një manifestim, një qendresë që nuk bëhet për rezultatin e zgjedhjeve, por për standardin, për procesin.
Shpesh opozitat kanë protestuar pasi KQZ ka shpallur numrat, kanë protestuar pse nuk erdhën në pushtet.
Kanë protestuar për të ruajtur karrigen e shefit.
Kjo e cadrës, nuk ngjan asnjë hije me to.
Zgjedhjet që po vijnë, sipas të gjithë rrethanave dhe përvojës së 4 viteve, nëse bëhen me kushtet e sotme, janë hic më pak se një thërtore. Ka një kujdestari kriminale për cdo qendër votimi, gjithë shteti në gjurmimin e votës, miliarda euro nga paratë e drogës që sigurisht do të hidhen për ata që i lejuan të mbjellin, korrin e transportojnë. Dhjetra abuzime skandaloze me fondet, në cdo nivel të qeverisjes, një korrupsion që kërkon me cdo kusht mbrojtje, më e pakta, duke mbajtur pushtetin, korrupsion që mëton vijim po ashtu.
A mund të ketë një garë më të pabarabartë se kjo, kur ata që duhej të ishin garantët e qytetarit janë bërë kumbarë, miq kryekreje, me kriminelë me damkë, të fortë e trafikantë që sundojnë lagje e qytete.
A mund të ketë garë më të pabarabartë se kjo, kur opozita nuk ushtron plotësisht as të vetmin instrument që ka, fjalën.
Zgjedhjet në kushtet aktuale do të ishin vetëm një noterizimin i një katërvjecari të ri me Ramën, pa dëgjuar zërin e qytetarit, pa e lënë atë të shprehet me votë.
Frenimi i këtij projekti është jo vetëm përgjegjësi e opozitës, po bash detyrë e saj. Opozita nuk e konkuron dot qeverinë me para, me krim, me mujsharë, me forca speciale, me media. Po sigurisht, e konkuron duke prodhuar politikë, ide, duke krijuar një bërthamë lirie e sovraniteti në atë shesh, që nëse nuk mbërrin në gjithë Shqipërinë, gjithë Shqipëria po mbërrin aty.
Dhe këtë garë mendimi e vizionesh, opozita e fitoi. Prej një muaji ajo i prin opinionit në vend dhe ka bërë për vete njerëzit, intelektualët, të rinj, burra e gra. E për shkak se kërkon standard europian, standard amerikan, në zgjedhje, cdo ditë e më shumë, europianë e amerikanë e mbështesin kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme.
Ndaj dhe, nga 18 Shkurti, cadra ngjan me një kështjellë të lirë, ndërsa godina përballë me një cadër tinzare dhe pushtuese.
Rilindja ka shumë produkete të saj në këto katër vite qeveri...
Në një rrugicë që bashkon rrugën Him Kolli dhe rrugën Hajdar...
Nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, betejat janë hum...
Ylli Dylgjeri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas dekla...
Nga Enkel Demi Nëse bastvënësit shqiptarë do i kishin dy pa...
Eshtë fakt tashmë që, në vendin tonë në çdo ambjent, në çdo ...
Mazhoranca e sotme është bashkëfajtore në të gjitha krimet k...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e ka nisur ...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar ndaj akuzave...
Kreu i PD, Lulzim Basha, do të nisë nesër një vizitë disa di...
Një shtetas është vënë në pranga, pasi është kapur mat teksa...
Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 16 vjeçarin Le...
Turqia po përpiqet të fitojë më shumë ndikim në Ballkan. Erd...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në kohë reko...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka ftuar të gjithë kandid...
Kryetari Lulzim Basha në bashkëbisedim me të rinj dhe të rej...
Për herë të parë edhe Shqipëria bëhet pjesë e Çmimit Global ...
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka përfu...
Pas afro 13 muajsh hetime, Komisioni Hetimor për privatizimi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...