web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina bie 20 metra poshtë rrugës/I riu me urgjencë drejt Tiranës

19 Mars 2017, 12:39, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin Burrel-Klos, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik ka mbetur i plagosur një 22 vjecar.

Policia ka marrë njoftimin nga urgjenca e spitalit dhe pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se: Në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur ?Shkambi i kuq?, shtetasi E.K, 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ?Fiat punto?, me targa TR 0207 U, ka humbur kontrollin mbi automjet, duke rënë rreth 20 metra, poshtë rrugës.

Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime trupore, ku pas ndihmës së marrë në spitalin e Burrelit, është transportuar për ndihmë më të specializuar me Ambulancë drejt Tiranës, jashtë rrezikut për jetën. Në automjet nuk ka pasur persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor po vazhdon kërkimet mbi shkaqet e aksidentit, ku nga hetimet pararprake dyshohet për humbje të kontrollit mbi automjet gjatë drejtimit të tij./CityNews





Lajmet e fundit nga