Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka njoftuar një konferencë shtypi sot në ora 18:00. Eshtë afër mendsh që konferenca e shtypit më shumë se sa me vizitën në Azerbajxhan të ketë lidhje me ndryshimet në qeveri dhe sidomos me emrat e ministrave të rinj. Midis tyre më i diskutuari mbetet ai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili pritet të zerë vendin e lënë bosh nga largimi i Saimir Tahirit. Ardhja e Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme duket se është komplikuar nga lajmet dhe akuzat se në vitin 1985 ? 1986 ai ka punuar si hetues në rrethin e athershëm të Krujës. Në drejtim të Xhafës ka pasur akuza konkrete, nga emra konkretë dhe për çështje konkrete. Pikërisht në këtë rast, Nishani ndodhet në një moment të vështirë. Dekretimi i një ish hetuesi të komunizmit, është i papranueshëm dhe i pamundur për Nishanin. Dhe për çdo President tjetër që ka qenë në detyrë në këtë vend ose që mund të ishte në vend të tij.
E para, duhet të sqarohet nëse Xhafa ka qenë apo jo hetues politik në vitet e komunizmit. Javën e fundit ai ka pasur një akuzë konkrete nga 3 persona, për një çështje që lidhej me dënimin e një grupi që kishte ngritur dolli në kohën e vdekjes së Enver Hoxhës. Dolli që ju kushtoi atyre vite të tëra burg dhe persekutim familjar. Çështja është e vërtetë, por implikimi i Xhafës në të duhet të jetë i dokumentuar. Në shtyp janë përhapur akuza ndaj denoncuesve të tij, po edhe kjo s?ka asnjë vlerë. Shteti nuk vepron me deklarime në shtyp, as me analiza mediatike nëse ata që akuzojnë janë njerëz të mirë apo të këqinj. Shteti ka instrumenta për të vërtetuar, nëse Xhafa ka qenë hetues politik dhe nëse e ka hetuar këtë çështje.
Nëse Xhafa ka qenë hetues politik, rasti është shumë i rëndë. E kam njohur personalisht Xhafën dhe midis deputetëve të parlamentit shqiptar më është dukur gjithnjë korrekt. Nuk e kam ditur që ka qenë hetues dhe besoj se edhe Kryeministri nuk e ka ditur këtë detaj nëse është i vërtetë. Jam i prirur të besoj që edhe Xhafaj nuk e ka vlerësuar këtë moment në jetën e tij. Pra nëse është e vërtetë, nëse Xahafa ka qenë hetues politik, Presidenti duhet të kontaktojë urgjent Kryeministrin dhe ti kërkojë zëvendësimin e Xhafës me një emër tjetër. Do ishte në vetë dinjitetin e Xhafës të tërhiqej. Nuk e di se si mund ta votojë një ish hetues deputetë të mazhorancës si psh Mesila Doda, Ilir Meta, Pandeli Majko apo Shpëtim Idrizi që kanë fillesat e karrierës së tyre politike në betejë me diktaturën komuniste. Do ishte një njollë që ata vetë nuk e kapërdijnë dot.
Nëse Kryeministri heziton atëherë Nishani nuk mund ta dekretojë. Edhe vende si Rusia që drejtohen nga një ish oficer i KGB ? së kanë ligje më të ashpra për hetuesit e diktaturës. 27 vjet pas rrëzimit të saj, është e papranueshme që Shqipëria të kthehet në strukturat dhe instrumentet e diktaturës. Kjo s?ka asnjë diskutim. Ai regjim është dënuar me 3 rezoluta të parlamentit shqiptar; me disa rezoluta të Parlamentit Europian dhe KE ndaj çdo instrument i tij nuk mund të adaptohet në sitemin e ri politik.
Nëse Xhafa nuk ka qenë hetues; nëse Xhafa nuk është përfshirë në hetime politike; nëse të gjitha ato që janë thënë për të janë false apo të motivuara politikisht atëherë ne të gjithë duhet t?i kërkojmë falje Xhafës dhe t?i themi atij mirësevjen në krye të Ministrisë së Brendshme. Por vetë Xhafa kishte detyrimin që prej të mërkurës kur nisën akuzat e para e deri më sot, të paktën të bënte një deklaratë publike, qoftë me shkrim, 2 rreshta sa për të sqaruar të shkuarën e tij. Ai se ka bërë dhe është e drejta e tij.
Tani i mbetet Presidentit të flasë. I mbetet atij të jetë i drejtë dhe i paanshëm. I painfluencuar politikisht. Ai nuk duhet të ndikohet as nga presioni i partisë që e ka zgjedhur dhe as nga ai i partisë që e konteston. Bujar Nishani duhet të sqarojë nëse në dokumentat e shtetit shqiptar figuron që Xhafa të ketë qenë hetues apo jo. Dhe i takon atij të marrë një vendim. Një vendim që më shumë se me një emër, lidhet me një qëndrim ndaj të shkuarës dhe dinjitetin e mbi 150 mijë shqiptarëve të ndëshkuar politikisht dhe mbi 6500 disidentëve shqiptarë që janë ende pa varr./Opinion
Dipolmati amerikan, Adam Ereli, në një lidhje të drejtpërdre...
Një muaj pasi Partia Demokratike ngriti çadrën në Bulevard d...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka paralajmëruar një...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, është përfshirë në debatin e ...
Pjesa e dytëCadra nisi me premisën e këtyre dyshimeve që sip...
Sulmet e hakerave rusë mund të kërcënojnë demokracinë në Bri...
Të gjitha gratë kanë dëshirë që të kenë stomak të rrafshët, ...
Veshkat janë organi kryesor në trupin tonë që bëjnë të mundu...
Policia e Korçës ka zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e r...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një ba...
Ushtria e Kosovës, tashmë do të përbëhet nga 8 mijë ushtarë,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka deklarua...
Shërbimet Sekrete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ko...
Një person është plagosur sot në qytetin e Bulqizës, pasi ës...
Të paktën 72 persona mbetën të vdekur gjatë përmbytjeve dhe ...
Opozita vijon protestën në sheshin para godinës së Kryeminis...
Policia Kufitare në Muriqan ka goditur sot një tjetër tentat...
Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku një...
Sulmi në aeroportin Orly ditën e shtunë u kthye në një makth...
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...