Schulz fiton 100% të votave
Partia socialdemokrate (SPD) zgodhi kryetarin e ri: Martin S...
Në lajmet tona të ?show-bizz?-it, në rubrikën ?nostalgji? mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve. Sot po ju sjellim, ?Jam 70 vjeç, por bej seks si i ri?
?Doktori i seksit?, rrëfen marrëdhëniet e tij me femrat
?Jam 70 vjeç, por bej seks si i ri?
Sigurisht që okulistit i njohur Dr.Adem Harxhi, i ka çuditur të gjithë kur iu përvesh punës për të zbuluar më shumë gjëra për seksin dhe për t?ua transmetuar ato njerëzve. Dhe kjo nuk do të ishte e mjaftueshme vetëm nëpërmjet librave, që ai ka botuar, por edhe me një emision që sot ka audiencën më të madhe të publikut shqiptar. ?Linjë e kuqe?, emisioni tërësisht për seksin, që transmetohet në televizonin ?News 24? dhe ?Radio Rash? nën drejtimin e doktor Adem Harxhit, është sipas doktorit ?emision utilitar për të gjithë?. Por ndërsa dëgjojmë për rreth një orë transmetim përgjigjet, që u jep doktori telefonuesve në lidhje me problemet e seksit, të gjithë jemi kurioz rreth marrëdhënieve të doktorit me seksin.
Hera e parë kur isha 19 vjeç
?Hera e parë nuk harrohet kurrë, është më e rëndësishmja për të gjithë. Unë e mbaj mend shumë mirë. Kam qenë student rreth 19 vjeç dhe në atë kohë në quheshim intelektualët e Tiranës. Vetë kohën në të cilën jetonim të kufizonte në lidhje me femrat?. Dhe ndërsa doktori sot i ka kaluar të 70-at ai ka një raport të mirë me bashkëshorten e tij, të cilën ai e quan ?të vetmen grua të bukur, që s?e kam ndërruar kurrë?. Pikërisht për marrëdhëniet seksuale për herë të parë Dr.Harxhi po përgatit një libër që titullohet ?Nata e parë?.
Seks edhe në moshën 70-vjeçare
Vazhdon të bëj seks, ndoshta jo me të njëjtin ritëm si dikur, por përsëri ai bën seks. ?Sigurisht pse të mos bëj seks. Pastaj seksi bëhet në shumë mënyra. Seks nuk është vetëm penetrimi?, shprehet doktor Harxhi. Sipas tij burrat shqiptarë mendojnë me seks vetëm aktin fizik, po për Dr.Ademin seks nuk është vetëm kjo dhe pikërisht, këtë gjë ai bën me emisionin e tij, përpiqet t?u mësoj njerëzve se si bëhet seks. ?Kur lexoja gjëra të reja për seksin thosha pse nuk i kam diture unë më përpara dhe mendoj t?ua them të rinjve, që të jenë të përgatitur përpara se të bëjnë seks për herë të parë?
Çështë seksi për doktorin
Seksin nuk e koncepton aspak vetëm si qejf, pasi ai ka shumë të papritura, rreziqe dhe nëse ke informacion për këto rreziqe ato mund të evitohen. ?Nga kjo pikëpamje mendoj se këto vite që unë merrem me seksologji mendoj se janë vitet më të mira të miat në shërbim të njerëzve?. Në fakt, pas një jete të suksesshme si okulist Dr. Harxhi ka parë se interesimi, që tregojnë njerëzit në lidhje me seksin ia kalon shumë herë më tepër interesimit të okulistit. Dhe duke mos pasur njerëz, që të merreshin me këtë çështje ai morri iniciativën për të dhënë kontributin e tij në këtë fushë mjaft të rëndësishme.
Po pse pikërisht Dr.Harxhi
Për të bërë një emision duhet, që njerëzit të të besojnë. Dhe ai është një doktor, tek i cili njerëzit besojnë. Kjo sipas tij është kjo arsyeja që njerëzit telefonojnë, ata kanë besim tek doktori. Gjatë kohës si profesor i filologjisë, rreth viteve ?80 në Universitetin ?Eqerem Çabej? në Gjirokastër, profesori nuk ka guxuar kurrë t?u flasë studentëve të tij, për gjëra që lidhen me seksin. Ai u tha atyre gjithçka por asnjë fjalë për seksin. Përmes emisionit ai po përpiqet t?u kthejë borxhin studentëve, të atyre kohëve të vështira. Por edhe si prind, si gjysh ai mendon se ?nuk ka njeri që ta bëj më mirë se unë këtë punë?. Seksi është shkencë dhe më mirë se një doktor nuk do të mund ta bënte këtë punë. Doktori e sheh veten si personin më të përshtatshëm për ta bërë këtë punë.
Si e shohin emisionin të afërmit?!
Doktori ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të cilët jetojnë në New Jork. Ata fatkeqësisht nuk e ndjekin emisionin por e dinë shumë mirë, se çfarë flet babai i tyre në të. E kanë pritur mirë, në fakt daljen publike të babait, por sigurisht që edhe çuditen sesi ai doli kaq hapur, për të folur për këto tema të nxehta. Por as fëmijët dhe as gruaja nuk janë kundra kësaj që ai po bën. Madje bashkëshortja e tij e kupton shumë mirë atë, që doktori po bën dhe e quan ?një punë fisnike, një detyrë për njerëzit?, thotë ai. Ndërsa në rrethin familjar dhe shoqëror e ndjekin dhe e përkrahin përgjithësisht, doktori nuk e mohon se ka ndonjë dhe nga ata që thonë ?Po ç?deshe more doktor, ti ishe i shkëlqyer në okulistikë, ç?deshe me seksin?. Gjithsesi doktori mendon se seksi është pjesa më e rëndësishme e jetës së njeriut dhe për të cilën ata duhet të kenë informacionin e nevojshëm. ?Po unë kam vënë re se sa vjen dhe rritet interesimi. Në çdo emision ka 25 telefonata, ku 20 telefonata bëhen nga femrat. Kur kam filluar emisionin për herë të parë njerëzit më thoshin nuk e dimë çfarë është orgazma?, shton doktori ndërsa e sheh vlerën e emisionit tek emancipimi i shoqërisë shqiptare.
Partia socialdemokrate (SPD) zgodhi kryetarin e ri: Martin S...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Bujar Nish...
Në daljen e stome për shtyp, Presidenti Nishani i është përg...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrje...
Çdo gjë në Univers është në lëvizje, për shkak të forcave që...
Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një aktivitet me të ri...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dalë sot në një kon...
Koncepti i “grupit armiqesor” dhe “konspiracionit” eshte i v...
Zona e Komunës së Parisit në Tiranë ndodhet në rrezik epidem...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, pritet sot të dalë në...
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot komunikimin e përjav...
Janë kthyer prej vitesh në një ilaç të mrekullueshëm natyror...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rr...
Kompjuterët janë shumë më tepër se sa thjeshtë ata përpunues...
Mediat pranë Ilir Metës raportuan sot për tërheqjen e kryemi...
Portali “360 gradë”, i cili njihet si një ndër portalet me m...
Qindra ushtarë britanikë dhe tanke janë nisur drejt kufirit ...
Brixhida dhe Koço Kokëdhima kanë udhëtuar këtë të diel drejt...
“Kompanitë e rrjeteve sociale si Facebook, Alphabet, Tw itte...
Jo vetëm prindërit i kushtojnë kujdes fëmijëve, por ndonjëhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...