web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kualifikimi/ 3200 mësues në provim për shtesën në pagë

18 Mars 2017, 08:11, Aktualitet CNA

Mësuesit kanë një tjetër shans për të rritur të ardhurat, në rast se rezultojnë kalues në provimin e kualifikimit, i cili do të zhvillohet në 15 prill. Janë rreth 3200 mësues që kanë aplikuar në drejtoritë arsimore përkatëse, për të qënë pjesë e testit që i ngre një shkallë me lart, duke i dhënë titullin ?Mësues i kualifikuar?, ?Mësues specialist?, ose ?Mësues mjeshtër?, në varësi të viteve të punës që ata kanë.

Në testin e 15 prillit, do të futen mësuesit që deri më 31 dhjetor të 2016-tës, kanë mbushur mbi 5 vite  punë, e që janë në kërkim të titullit “Mësues i kualifikuar?, ata me përvojë mbi 10 vjeçare, kandidatë për ?Mësues specialist?  dhe ?Mësuesit mjeshtër?, që janë arsimtarët që kanë mbi 20 vite karrierë.

Mësuesit kalues përfitojnë përpos kualifikimit edhe shtesën në pagë, e cila korrespodon me vitet e punës që kanë në arsim, shkruan “Panorama”.  Ata me mbi 5 vite përvojë përfitojnë 5% mbi pagën, mësuesit me mbi 10 vite, 10% më shumë, ndërsa arsimtarët me përvojë më shumë se 20 vjeçare përfitojnë 20% më shumë.  /CityNews





Lajmet e fundit nga