web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juristët shqiptarë të fshehur si miu pas Vettingut

7 Mars 2017, 16:24, Aktualitet CNA

Shqiperia ka shume te keqia, por e keqja me e madhe e Shqiperise nuk eshte se nuk ka intelektuale, por nuk ka intelektuale guximtare.

Shqiperia eshte e mbushur me juriste, mes tyre ka te zote, te pa zote, te ndershem e te korruptuar deri ne fyt.

Megjithate, askush prej tyre nuk guxon te jap mendimin e tij si profesionist per Vettingun dhe pasojat e mos aprovimit te tij.
Ne Itali thuhet se juristet i ka e Majta e ndersa ne Shqiperi per shkak te heshtjes i bie qe i ka e Djathta. Po juriste e profesioniste te pavarur a ka?!
Ka mbetur Artan Fuga ne menyren e tij te sinqerte te bej edhe juristin. Po ku jane juristet e vertete? Te gjithe nen cadren beduine? Apo te gjithe ne pune ne administrate shteterore dhe ne tutele te Qeverise? Ketu ne kete tallava politike por perdoren terma qe nuk kane sense as politik e as juiridik.
A nuk ka Shqiperia kostitucionaliste e te dalin e te na shpjegojne pak nocionin e vertete te nje “Republike te Re”.

Te gjjtha Republikat ne vendet demokratike behen permes institucioneve e mbi te gjitha permes institucionit te Parlamentit.
Ndersa Opozita si ne kohen e Revolucionit Francez na e prezanton “Republiken e Re” nga cadra beduine.
Nese i anlizojme gjera si duhet Shqiperia tashme ka hyre ne fazen e nje “Republike te Re” e kjo ka ardhur per shkak te ndryshimeve te fundit kushtetuese te bera ne kuadres te reformes se re te drejtesise.

Kjo republike e re do te konkludohet vetem me Vettingun? A mjafton vetem aprovimi i Vettingut per te bere “Republiken e Re”? Sigurisht qe jo, sepse ndertimin e kesaj republike do te shoqerohet me “mani pulite”.
Pra, s’mund te kete nje reforme te re ne drejtesi pa ndeshkueshmeri dhe pa pastrime ne nivele politike dhe institucionale.

Ne gjithe ne kete reforme kaq te rendesishme nuk pash nje analize bindese e profesionale te bere nga nje jurists apo kostitucionaliste.
Ne Itali kur ishte tani ceshtja e Refendumit per ndryshimet Kushtetuese u botuan mbi dhjete libra me studime te mirefillta juridike ne lidhje me pasojat dhe efektet e ndryshimeve kushtetuese.
Ndersa ne Shqiperi edhe pse jane hapur aplikimet per institucionet e reja te drejtesise, nuk ka kandidate qe plotesojne kriteret.

E kuptoni cfare eshte bere me universitetet shqiptare ne keto vite dhe me meritokracine ne karrier!
Duhet te degjojme Bashen nga cadra me kuptuar Vettingun. A nuk eshte koflikt interesi, sepse edhe vete Basha eshte objekt per Vetting!
Duhet te degjojme nga cadra disa ish police qe sot jane deputete te PD-se per na treguar Vettingun? A nuk eshte konflikt interesi, sepse atyre do ju behet dy here Vettingu, njehere kur ishin Police e njehere kur u bene deputet.

Duhet te degjojme nga cadra ish drejtore te shkarkuar per korrupsion per te kuptuar cfare eshte Vettingu! Ku eshte morali i drejtesise, kur hajduti na meson Vettingun!
Nuk jam dakord te degjojme as vetem Ramen, sepse edhe ai eshte ne konflikt interesi me Vettingun, por ne dallimin me te tjeret, ai gjithe kohes ka shprehur vullnetin qe Vettingu te behet!/Nga Alban Daci

 





Lajmet e fundit nga