web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bën për spital gruan duke e goditur me thikë/ Pranga bashkëshortit

7 Mars 2017, 14:21, Aktualitet CNA

Një 53 vjeçar ka bërë për spital gruan e tij, ku pas një sherri për motive të dobëta,  e ka goditur me thikë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin Ramazan Rama, 56 vjeç,  banues në  Fushë-Krujë.

Për motive të dobëta, ai ka goditur me mjet prerës, thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen  me inicialet Q.R., 53 vjeçe.

Kjo e fundit ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhunë në familje”. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga