Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
VENDIMET E PADREJTA KALOJNË PA LLOGARIDHËNIE
“Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të sillen konform rregullave juridike, në të kundërtën edhe ata duhet të penalizohen dhe të suspendohen për gabimet e qëllimshme, sepse vendimet e tilla dhe neglizhenca kaq e madhe, sikur janë duke i paraprirë një anarkie, e cila mund të ndodhë në sistemin e drejtësisë, prandaj kemi një pasiguri dhe kaos të përgjithshëm në Kosovë, ndërsa veprimet e Gjyqësorit dhe drejtësisë sikur kanë reflektuar edhe në gjendjen e gjithmbarshme në Kosovë, e cila kritikohet vazhdimisht”, thekson analisti Shefqet Dibrani
Gabimet e qëllimshme amnistohen nga sistemi
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se në praktikën tonë gjyqësore nuk janë të pakta rastet, kur gjyqtarët plotë- sisht në kundërshtim me ligjin nxjerrin një vendim të caktuar gjyqësor, por që, sipas tyre, asnjëherë deri më tani nuk janë gjykuar apo penalizuar e dënuar të njëjtët gjyqtarë për këtë veprim të tyre antiligjor. Ndaj është shtuar edhe çështja se përse gjyqtarët nuk penalizohen për shkak të dhënies së vendimeve të tyre në kundërshtim me ligjin, dhe pse janë kaq të zbehta e të heshtura kontrollet dhe inspektimet e organeve kompetente më të larta gjyqë- sore për vendimet e korruptuara që japin gjyqtarët e të gjitha shkallëve. Ndryshe me gjithë përpjekjet për të mësuar nga KGJK-ja se sa gjyqtarë janë ndëshkuar, apo penalizuar dhe dënuar për dhënie të vendimit në kundërshtim me ligjin, një gjë e tillë ka qenë e pamundur, ngase institucioni në fjalë nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara ditën e djeshme nga gazeta. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në Kosovë gjyqtarët janë shtresë e privilegjuar, pasi si duket ata nuk japin llogari para askujt, prandaj marrin vendime kuturu, bile edhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Rënia e besimit
Sipas Dibranit, puna e Gjyqësorit, neglizhenca dhe sidomos kur merren vendime të gabueshme, dhe ata nuk penalizohen, ka reflektuar në gjendjen e gjithëmbarshme, prandaj besimi në drejtësinë kosovare, siç tha, ka rënë dukshëm. “Prandaj, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të sillen konform rregullave juridike, në të kundërtën edhe ata duhet të penalizohen dhe suspendohen për gabimet e qëllimshme, sepse vendimet e tilla dhe neglizhenca kaq e madhe, sikur janë duke i paraprirë një anarkie, e cila mund të ndodhë në sistemin e drejtësisë, prandaj kemi një pasiguri dhe kaos të përgjithshëm në Kosovë, ndërsa veprimet e Gjyqësorit dhe drejtësisë sikur kanë reflektuar edhe në gjendjen e gjithëmbarshme në Kosovë, e cila kritikohet vazhdimisht”, ka vijuar më tej ai. Ndërsa sa i përket mungesës së kontrollit dhe inspektimit nga organet më të larta për të kontrolluar performancën e Gjyqësorit për vendimet, që japin gjyqtarët e të gjitha shkallëve, Dibrani këtu mendon se jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët, por sistemi i kontrollit duhet të jetë i përhershëm në të gjithë sektorët publikë dhe juridikë në Kosovë, përndryshe nuk kemi të bëjmë me demokracinë e shtetin ligjor. “Performanca e Gjyqësorit duhet të përcillet nga grupe profesionistësh, përkatësisht nga ekspertë të kësaj fushe, pastaj ankesat e qytetarëve duhet të merren parasysh, por mbi të gjitha vërejtjet që vijnë nga mediet, të cilat përcjellin sistemin gjyqësor duhet të respektohen. A ka ndodhur diku në Kosovë, që për shkak të një shkrimi në gazetë të alarmohet Gjyqësori. Ne nuk kemi njohuri nëse ndonjë medium publik e ka tronditur sistemin e drejtësisë, edhe nëse me orë të tëra jepen pamje filmike, ose nëse me javë e muaj do të mbushen faqet e gazetave, për skandale e afera korruptive edhe në sistemin e drejtësisë, ajo nuk reagon. Andaj, kjo amulli jep për të kuptuar arsyen themelore se përse deri më tash nuk kemi lëvizje serioze për ta reformuar sistemin e drejtësisë?!”, ka theksuar analisti, Shefqet Dibrani.
Legjislacioni të rishikohet
Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, thotë se gjyqtarët janë të pavarur dhe përveç dispozitave ligjore, organet e gjyqësisë kanë të drejtë të vendosin edhe në bazë të bindjes së lirë të tyre, pra vlerësimit të lirë të provave, derisa nuk mundet askush që t’ua cenojë këtë të drejtë, ngase është e drejtë kushtetuese e tyre. Por, sa i përket asaj se a po iniciohen dhe a po vazhdohen deri në fund procedurat disiplinore ndaj bartësve të funksioneve të Gjyqësorit apo thjesht po u kalon koha, dhe mandej po kalon edhe koha ligjore e parashkrimit, kjo është një çështje që, sipas tij, duhet të rishikohet. “Pikërisht nga një ekstrem në një tjetër, duke pasur parasysh pavarësinë e tri shtyllave të pushtetit, në këtë rast pavarësinë e Gjyqësorit nga ekzekutivi dhe legjislativi, por KGJKja dhe përgjithësisht veprimtaria e drejtësisë, gjykatave, prokurorive etj., në një mënyrë apo në një tjetër përmes organeve të tyre, pra inspektorateve përkatëse po marrin primesa të një organizimi koorporativ dhe jo të një shtylle të pushtetit të pavarur, e cila shtyllë do duhej pavarësisht të funksionoi mbështetur në ligj dhe në Kushtetutë”, u shpreh Baraliu. Sipas tij, shumëçka në këtë vend duhet ndryshuar e ndër të tjera edhe Ligji për KGJK-në dhe ai për KPK-në, por edhe Ligji për gjykatat në mënyrë që të precizohet më mirë ndërvarshmëria, balanca dhe monitorimi i kontrollit në mes të tri pushteteve në mënyrë që të mos kalohet nga një ekstrem në tjetrin, nga pavarësia në koorporativizëm.
Dënimet e dyshimta
Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, mendon se gjykatësi ka hapësirë për bindjen e lirë kur është fjala për frymën e ligjit, por jo edhe për ta shkelur germën e ligjit. “Ndërsa është çështje tjetër në qoftë se ta zëmë në kuadër të frymës së ligjit, gjykatësi e sjell një vendim, ku një person dënohet prej 5 deri 10 vite burg, ndërsa gjykatësi e merr vendimin që ta dënojë personin 6 vite burg në ndërkohë që gjykata e shkallës më të lartë mendon se ai person është dashur që të dënohej me 10 vite burg ose anasjelltas. Kjo është bindje e lirë e gjyqtarit dhe për këtë ai nuk mund të penalizohet, por nëse gjykatësi plotësisht në kundërshtim me germën e ligjit e nxjerr një vendim, atëherë ai gjykatës duhet të dënohet për vepër penale, ndërsa raste të tilla ka shumë në praktikën tonë gjyqësore por që asnjëherë me sa di nuk janë gjykuar të njëjtët gjyqtarë. Pra, është duke u manipuluar me këtë bindjen e lirë të gjyqtarit, dhe nuk është bindje e lirë e tij nëse ligji e ka përcaktuar një gjë në mënyrë shprehimore”, ka vijuar më tej ai. Sipas tij, bindja e lirë dhe shkelja e germës së ligjit janë gjëra krejtësisht të ndryshme. “Mendoj se shkelja e germës së ligjit duhet të konsiderohet vepër penale dhe të dënohen gjykatësit e tillë me masa adekuate. Andaj, duhet që në këtë drejtim të ketë mekanizma të tillë funksionalë brenda organeve kompetente të gjyqësisë, ngase nuk më ka rastisur të shoh se ndonjë gjykatës të jetë dënuar”, theksoi Spahiu./Kosova Sot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhr në një fshat të Shijakut. Një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministri...
Italia vijon të jap alarmin për trafikun e drogës nga Shqipë...
Dje në parlament pamë të gjithë bashkërisht për herë të parë...
Refugjatët në Europë si edhe më parë nuk do të kenë të drejt...
Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për...
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka bërë nj...
Senatori Italian Mario Mauro, ish-Ministër i Mbrojtjes në It...
Pas aktorit të njohur të humorit, Agron Llakaj, një tjetër p...
Gjykata e Përmetit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me b...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Korçës, ku mori...
Një 53 vjeçar ka bërë për spital gruan e tij, ku pas një she...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik është gati që të mbledhë sipë...
Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë...
Urime të shumta kanë ardhur sot në radhët e politikanëve shq...
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, iu është drejtuar me...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Korçës me rasti...
Shqipëria është një vend ku jetojnë shumë kasap që na sherbe...
Një aksident me katër të plagosur është shënuar gjatë mesdit...
Më 7 mars 1887 u hap shkolla e parë shqipe, “Mësonjëtorja e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...