web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama thirrje partive dhe deputetëve/ Kush nuk voton vetting-un tradhton Shqipërinë dhe shqiptarët (Video)

5 Mars 2017, 16:22, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot komunikimin e përjavshëm përmes rrjeteve sociale, ku foli për zbatimin e ligjit për vettingun.

Rama tha se partitë politike kanë një kontratë me zgjedhësit për të kthyer drejtësinë në duart e popullit. Sipas tij, cdo parti parlamentare dhe cdo deputet që nuk voton nesër në parlament për ti hapur rrugë zbatimit të vettingut tradhton Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Koha është tani, duhet ti hapim rrugë zbatimit të vettingut. Koha është tani dhe cdo vonesë i kthen politikanët që pengojnë vettingun i kthen politikanët në pengmarës të Shqiëprisë dhe të integrimit në Europë.

Qeveria është gati për të bërë detyrën kushtetuese. Koha është tani dhe opozita nuk mund të fshihet më në çadrën e luftës për pushtet. Të thuash dua pushtetin pastaj shohim për vettingun është si të thuash që karrigia për pushtet nuk pret.

Nuk na mbetet gjë tjetër ta ftojmë dhe ta riftojmë në për një dialog realist. Pallatin e drejtësisë nuk duam ta ndërtojmë për një pjesë, por për të Gjithë Shqiëprinë.

Të gjitha partitë kanë një kontratë me zgjedhësit: Kthimi i drejtësisë në duart e popullit. Ky është momenti për ta zbatuar këtë pikë themelore të partive me popullin duke zbatuar vettingun. Çdo parti parlamentare apo deputet i veçantë që nuk është gati ta bëjë këtë tradhton haptas Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë udhëkryq historik mes të shkuarës dhe të ardhmes.”, tha ai





Lajmet e fundit nga