web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

STOP / Sharra si Saharaja, banorët në kërkim të ujit

3 Mars 2017, 21:09, Aktualitet CNA

Zona e Sharrës, që prej vitit 2015 furnizon me ujë vetëm gjysmën e fshatit, ndërsa pjesa tjetër vuan çdo ditë për të përftuar një pikë ujë. Banorët thonë se nuk shohin ujin e rrjedhshëm në rubinetat e tyre prej 2 vjetësh, ndaj e vetmja zgjidhje u ka mbetur të ngarkojnë lopë e gomerë me bidona e t?i drejtohen burimit. Gazetarja e ?STOP? ishte në një udhëtim të tillë në kërkim të ujit.

?Gjysma e fshatit që ka ujë e ka linjën më vete. Ne që kemi 300 metra larg depon e ujit, duke i marrë të gjithë me tuba u ndërpre uji?.

Mos ndoshta nuk keni qenë në rregull me pagesat ju?

?Unë i kam faturat në shtëpi dhe i kam pas paguar gjithmonë edhe kur nuk kam pasur ujë. Alternativa e vetme është të marrim gomarin, kovat dhe legenat e të dalësh të mbushësh ujë. Kemi një burim këtu që tani në dimër ka pak ujë, ndërsa në verë nuk ka fare?.

Burimi i vetëm në zonën e Sharrës shpeshherë kthehet në mollë sherri për banorët e kësaj zone, pasi në të shumtën e rasteve, edhe ky burim nuk ka ujë. Çdo ditë këta banorë janë në kërkim të ujit, elementin më jetësor që ka gjithsecili





Lajmet e fundit nga