web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ylli Dylgjeri/ Presidenti Trump e do më shumë Kryeministrin Rama

3 Mars 2017, 16:42, Aktualitet CNA

Siç shihet në dy Mesazhet e Presidentit Trump që i drejtohen autoriteteve më të larta shqiptare, ajo qe bën diferencën është vetëm mbyllja e teksit të mesazhit. Ndrkohë që për Presidentin Nishani, Ai përdor fjalën “Sinqerisht Donald J. Trump”,

per Kryeministrin Rama situata ne mbylljen e teksit mesazh eshte me e ngrohte, Ai shprehet “Sinqerisht i Juaji Donald Trump”. Pra, duket hapur perdorimi i fjales “i Juaji”për Kryeministrin Rama.
Ta ketë bëre vërtete Zoti Trump këte diferencim? Nëse po, atëhere Rama e ka kaluar krizën parazgjedhore, ose përndryshe Trumpi eshte Rilindas, eshte i yni, eshte i majtë, dhe zoti Nishani i atyre të tjerëve, i djathtë, i të çadres etj.
Përndryshe kush e mund ta kete bëre mbylljen?
Prap gabim në perkthim? Apo gafa e 45-të e TRUMP?
Kerkohet investigim…

Me poshte po ju njoh me dy tekset.

Mesazhi i Trump për Presidentin Nishani:

I dashur Zoti President,

E mirëprita me ngrohtësi mesazhin tuaj të urimit me rastin e betimit tim si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e vlerësoj së tepërmi mendimin tuaj të mirë, mbështetjen dhe inkurajimin.

Përpara kemi sfida, të cilat besoj se do t?i kapërcejmë në partneritet dhe mbi baza të përbashkëta. Gjithashtu kemi mundësi të pamata për t?i çuar përpara qëllimet që ndajmë së bashku, për të promovuar qëndrueshmërinë globale si dhe për të arritur paqe dhe begati.

Sinqerisht,

Donald J. Trump? ? thuhet në njoftimin e presidencës.

Mesazhi i Trump për Kryeministrin Rama:

I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t?i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump?





Lajmet e fundit nga