web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot MYFTARAJ/Kush dhe pse e bëri ambasadorin Borchardt të flasë si ai ushtari gjerman i filmit “Radiostacioni”: “Hihaha, hihaha, u çmenda në Mushqeta!”

25 Shkurt 2017, 11:27, Aktualitet CNA

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, gjermani Borchardt, doli sot në trotuarin në anë të Ministrisë së Punëve të Brendshme së bashku me ministrin Saimir Tahiri, për të përgënjeshtruar vetveten mbi atë që kishte thënë qartë 48 orë më parë me zë dhe me figurë në emisionin ?Tonight? të Ilva Tares, në Ora News.
Ambasadori Borchardt kishte thënë dy ditë më parë se në vitin 2013, në Shqipëri u kultivuan 1000 ton drogë që në tregun fillestar në vend bëjnë 300 milionë euro. Sipas ambasadorit vlera e shtuar e kësaj sasie droge në tregun europian arrinte në 2 miliardë euro. Më tej, ambasadori tha se në 2016 në Shqipëri ishte kultivuar më shumë drogë se në 2013 dhe se tani në vend qarkullojnë 2 miliardë euro para të drogës, që mund të përdoreshin për blerje deputetësh në zgjedhjet e ardhshme. Pra, Borchardt tha se sot (2017) qarkullojnë në Shqipëri 2 miliard euro të siguruara nga shitja e drogës, që sipas logjikës që përdor z. Borchardt për vitin 2013 do të thotë se në 2016 ishin nxjerrë nga shitja e drogës në tregun fillestar në vend, shtatefishi i shumes te vitit 2013, 2 miliard euro. Duke ndjekur logjiken e z. Borchardt, sipas një llogarie të thjeshtë, kjo do të thotë se në Shqipëri në 2016 janë kultivuar rreth 7 mijë tonë drogë, qe do te thote 7 milione bime narkotike te kultivuara ne vend.
Ambasadori nuk e tha por ai iu referua një raporti konfidencial ndërkombëtar për trafikun e drogës në Ballkan. Deklarata pati efektin e një ?bombe atomike? politike dhe fare mirë mund të përdorej nga opozita për të bojkotuar zgjedhjet. Këtë shkas përdori Kryeministri Rama për t? i telefonuar Kancelarisë në Berlin dhe për të kërkuar përgënjeshtrimin urgjent të deklaratës. Rama i tha zyrës së Merkel se nëse nuk përgënjeshtrohej deklarata do të destabilizohej Shqipëria dhe vala e destabilizimit do të përhapej më gjerë, në Kosovë, Maqedoni. Në fakt ishte Rama ai që në emër të karteleve të drogës të Shqipërisë kërcënoi Merkelin me skenarë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor. Dhe Rama ia arriti qëllimit. Megjithëse Borchardt është në letër përfaqësues i një organizate ndërkombëtare, ai është gjerman dhe sigurisht që merr urdhra para së gjithash nga vendi i vet. Borchardt u urdhërua të përgënjeshtronte deklaratën e tij dhe ai doli dhe u soll ashtu si ai personazhi i teatrit komik partizan në filmin komunist shqiptar ?Radiostacioni?, ushtari gjerman i cili endej në skenë duke ulëritur: ?Hihaha, hihaha, u çmenda në Mushqeta!?
Borchardt tha se thënia e tij ishte keqkuptuar dhe se ai e kishte pasur fjalën për vitin 2013. Por, siç tregon videoja e emisionit që gjendet në Youtube Borchardt ka folur qartë në anglisht me një artikulim të saktë gjerman. Ai ka thënë një gjë për vitin 2013 dhe një gjë tjetër për vitin 2016. Përgënjeshtrimi vetëm sa e bën më të rëndë dhe alarmues problemin për të cilin Borchardt u përpoq të jepte një sinjal alarmi. Sepse përgënjeshtrimi i ambasadorit Borchard tregoi se kartelet e drogës të Shqipërisë patën sukses fillestar me kërcënimin për destabilizim të vendit dhe Ballkanit Perëndimor nëse preken interesat e tyre. Por Europa nuk mund t? i tolerojë këto kartele sepse problemi që krijojnë ato në europë është më i rëndë se destabilizimi i Shqipërisë, qoftë edhe i përhapur përtej kufijve.





Lajmet e fundit nga