web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Godet” ish-ministri i LSI/ Turp të injorohet opozita, mazhoranca ta ftojë urgjent në dialog

19 Shkurt 2017, 19:44, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka komentuar protestën e opozitës, e nisur prej ditës së djeshme.

Manjani i ka bërë thirrje mazhorancës të ftojë opozitën sa më shpejt në dialog, pasi sipas tij, gjërat do rrjedhin në ekstremitete.

Gjatë një interviste në Ora News, ish-ministri deklaron se duhen trajtuar të gjitha temat që ngre opozita dhe kjo e fundit nuk duhet injoruar asnjëherë.

?Nuk është turp që mazhoranca të ftonte opozitën një orë e më parë, pa qenë nevoja që gjërat të rrjedhin në ekstremitete. Dialogu politik i mungon klasës politike në vend, për fat të keq. Këtë radhë as ambasadorët nuk e kanë me qejf të ulen e të rikthejnë dialogun mes palëve, t?i bëjnë ato të bashkëpunojnë. Duhen trajtuar të gjitha temat që ngre opozita. Jemi të rritur mjaftueshëm për të mos injoruar opozitën. Nuk ka zgjedhje, as parlament pa opozitën?, tha Manjani./CityNews





Lajmet e fundit nga