Nga Arian Galdini/ Pse Protesta e 18 shkurtit është pika e kthimit?
Pse Protesta e 18 shkurtit eshte pika e kthimit?Nga Arian Ga...
Autopsia e bërë trupit të 46 vjeçarit nuk ka sqaruar ende shkaqet e vërteta të vdekjes, por vëmendja është kthyer përsëri nga grindjet e brendshme të familjes Kim. Tani për tani, është konfirmuar paraburgimi i një 28 vjeçareje, që mban pasaportë vietnameze, me emrin Doan Thi Huong, sipas raporteve nga agjencia malajziane e shtypit, Bernama. Gruaja është identifikuar nga pamjet e kamerave me qark të mbyllur të aeroportit: pista e ndjekur fillimisht nga shërbimet sekrete të Koresë së Jugut është ajo e një vrasje të kryer nga dy gra të shërbimeve të regjimit të Fenianit, të cilat mendohet se kanë helmuar Kim Jong-nam, ndërsa ai ishte duke pritur për të hipur në avion për në Macau.
Kim Jong-nam ishte për të paktën pesë vjet në shënjestrën e shërbimeve sekrete të Koresë së Veriut. Në vitin 2012, Kim kishte arritur t?i shpëtonte një atentati dhe në vitet e fundit ai kish jetuar ?nën mbrojtjen e qeverisë kineze?, sipas deklaratave nga Lee Byong-ho, kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar në Seul, të transmetuara nga koreano-jugorja Yonhap.
Brenda familjes, Kim Jong-nam ishte ndoshta anëtari më i vështirë dhe telashendjellës për Fenianin, një lloj i huaji. Së pari nga linja dinastike si pasardhës i babait të tij në udhëheqjen e shtetit, Kim Jong-Il, i cili vdiq në dhjetor 2011, kishte dalë me turp vite më parë, në 2001, kur u ndalua në një aeroport japoneze, teksa zotëronte një pasaportë false të Republikës Dominikane. Për vite të tëra ai ka jetuar në mërgim, dhe madje edhe para atentatit të vitit 2012, kish rënë pre e një sulmi në vitin 2008 në Hungari.
Gjithnjë sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, njëra nga dy gratë e tij jeton në Pekin me një fëmijë, ndërkohë që tjetra banon në ish-koloninë portugeze me dy fëmijë të tjerë. Marrëdhënia me vëllain e tij tani në pushtet në Fenian, ka qenë gjithmonë e vështirë: nga pak deklarata publike që ka bërë, kujtohen disa ku ka kritikuar regjimin dhe vijimësinë e tij sipas linjave dinastike. Në janar të vitit 2012, gazeta japoneze Tokyo Shimbun publikoi përmbajtjen e një e-maili, që pikërisht Kim Jong-nam kishte dërguar në gazetën, e cila e kishte intervistuar më parë atë. ?Çdokush që është me mendje të shëndoshë, do ta kishte të vështirë që të toleronte tre breza të vazhdimësisë trashëgimore?, shkruante vëllai i madh i liderit aktual të Fenianit. Gjysmë-vëllai i tij, Kim Jong-un, është vetëm një ?simbol?, siç e kish përcaktuar ai, por pushteti, do të shtonte, mbetet në duart e elitave të vendit.
Edhe për një prej vëllezërve të Kim Jong-un, Kim Jong-Chol, marrëdhëniet me liderin e Koresë së Veriut janë të komplikuara: Kim Jong-un e ka vënë pas qoshes dhe e ka detyruar që të shkruajë një letër, ku ai deklaron besnikërinë e tij ndaj regjimit. Nuk ka mërgim për të: prej vitesh, Kim Jong-Chol jeton i mbyllur në një hotel në Fenian. Sipas burimeve të tjera, megjithatë, sot ka një pozicion të mirë në brendësi të partisë unike koreano veriore, Partia e Punëtorëve e udhëhequr nga vëllai i tij, i cili u zgjodh president në Kongresin e majit të kaluar, i pari që nga viti 1980.
Më e mirë është marrëdhënia mes Kimit dhe dy motrave: Kim Yo Jong, motra më e re, është një anëtare e fuqishme e elitës së Koresë së Veriut, edhe pse pothuajse tërësisht e panjohur për popullsinë. Për rolin e saj nuk ka shumë detaje. Edhe Kim Sul Song gëzon një pozitë të mirë në elitat e Fenianit. Ai që nuk i ka shpëtuar zemërimit të Kim Jong-unit, ka qenë xhaxhai i tij, Jang Song Thaek, ekzekutuar në dhjetor të vitit 2013, vetëm pak ditë pas një gjyqi rrufe ushtarak, që e shpalli atë fajtor për tentativë grushti shteti kundër nipit të tij. Në kohën e vdekjes, Jang konsiderohej si numri dy i regjimit.
Lista e anëtarëve të familjes, të cilët janë vrarë, ose fundi i të cilëve mbetet misterin, përfshin një nipi të Kim Jong-il, babai i liderit aktual të Koresë së Veriut. Lee Han-i ri u gjet i vdekur me plagë në pragun e shtëpisë së tij në Seul, në vitin 1997. Lee ishte larguar nga Korea e Veriut që në vitin 1982, por Koreja e Jugut e konfirmoi praninë e tij në territorin e saj vetëm në vitin 1996, një vit para vdekjes: edhe Lee, ashtu si Kim Jong-nam, kishte kritikuar regjimin në Fenian, dhe hetimi për vdekjen e tij kishte zbuluar se vrasja është kryer nga spiunët e Koresë së Veriut, të cilët mundën të kthehen në Veri, para se të kapeshin./IlGiornale ? www.bota.al
Pse Protesta e 18 shkurtit eshte pika e kthimit?Nga Arian Ga...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Në qershor të vitit 2014 Shqipëria e ka marrë statusin e kan...
Dashi.Gjithmone dita e enjte eshte e mire per te menduar ,pe...
Policia greke e rajonit të Atikës njoftoi në mbrëmje se ka s...
Presidenti Donald Trump ndërmori sulme të reja sot kundër nj...
Ish-kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Nga Kreshnik SpahiuProkuroria ka zbuluar se pothuaj i gjithë...
Ve re në disa media që po trajtojnë aktualisht: ububu çfarë ...
Te tenxherja me presion, Neim Avdulaj kishte fshehur një pje...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News2...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim...
Dogana italiane e Barit në bashkëpunim me Rojen Italiane të ...
Emisioni “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan, solli...
Një qytetar u gjobit gabimisht nga disa institucione për ndë...
Gazetari i kronikës Flamur Vezaj ka komentuar grabitjen në R...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtori i departamen...
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje kriminale dhe ...
Çështja e bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...