Shtypi i ditës, e enjte 16 shkurt 2017
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Pse Protesta e 18 shkurtit eshte pika e kthimit?
Nga Arian Galdini
Protesta ne vetevete eshte alternativa e moskthimit. Kur qytetaret dhe opozita mberrijne ne ate gjendje rezistence kur e vetmja rruge, e vetmja menyre, e vetmja zgjidhje qe u mbetet eshte dalja ne sheshin e protestes, atehere kuptohet qe qendresa e tyre nuk behet me per tu ringritur, as per te fituar, por per te siguruar ekzistencen.
A e dini pse?
Sepse ne nje vend normal, ku demokracia ka frymemarrje, ku shteti i se drejtes siguron barazine para ligjit dhe dinjitetin e cdo qytetari, ku liria jep shanse e mundesi te garantuara me rregulla loje per konkurim dhe meritokraci per kedo, Qeverisja, Opozita dhe qytetari jane te gjithe pale dhe bashkeautore ne krijimin dhe mbrojtjen e se mires dhe vleres publike.
Ndersa kur demokracia kthehet ne transaksion financiar, shteti i se drejtes ne comange krimi dhe liria ne bashkefajesim me krimin, askush nuk mund te shpresoje me, as rritjen, as nxitjen e as zhvillimin e vleres publike. Kur pllakos kjo zymti, Qeverisja behet kobure e stolisur e krimit per te plakitur shtetin dhe qytetarin e po ashtu per te asgjesuar Opoziten. Nuk ka me siguri e as shprese. Ndaj mbetet ose shtegu i ikjes si zgjidhje, ose qoshja e dorezimit, ose sheshi i rezistences.
200 mije shqiptare ne keto 3 vite e gjysem krimqeverisje hyne ne vrime e gjilperes e me placke, familje e katandi iken nga syte kembet prej ketij vendi qe ndonese vitet ecin para, ketu gjerat zhyten pas. Po aq shqiptare aplikojne cdo vit per llotarine amerikane sepse e duan edhe ata tu ndodhe ai fat qe u mundeson sikterisjen prej ketij vendi. Te tjeret jane ne luhatje serioze. Do ikin, do dorezohen, apo cfare? Po te ikin, koka do tu ngelet pas sepse ketu do te lene te aferm te gjalle, e varre te te pareve te braktisur.
Qendrimi e Dorezimi do ti ktheje ne te gjallues te pajete ende te pakallur. E dine se ketu do tu vije fara e kanabisit ne cdo porte shtepie, ne cdo parcele e ndoshta ne cdo vazo. E dine se fara e krimit do tu mbije ne cdo lagje, fshat, bashki, administrate e deri ne Kuvend. E dine se edhe po iken kriminelet nga institucionet e Kuvendi, punet kane shkuar aq keq e aq larg sa askush nuk i ndal dot me qe kriminelet te kandidojne e mbeshtesin niperit, mbesat, bijte, bijat, dhenduret, krushqit apo avokatet e tyre qe ti cojne per tu mbrojtur interesat ne Kuvend, Parti, Qeveri, Bashki e Institucione.
E dine se plackitesit e politikes do tu blejne voten per nje leje mbjelljeje te parceles me kanabis, per 20 mije apo 50 mije leke te vjetra, e pasketaj do tu shesin vendin e punes 6000 mije euro. E dine se plackitesit qeverises, te bezdisur edhe nga fakti qe u duhet te perfaqesojne e qeverisin qytetaret te cileve u blejne, trysnojne, vjedhin, tjetersojne voten, do te heqin gjithnje e me teper nga duart e shtetit, sherbime, detyra dhe institucione publike e do tia japin privatit me kondensione dhe 3 P.
Nuk duan as te qeverisin me. Duan vetem te jene aty ne krye me ofiqe e funksione publike, per te pasur nen kontroll punet e plackitjes, nderkohe qe gjithe shtetin jane te gatshem ta japin me koncension e 3P.
Pronen tone private, duan te na e marin ne perdorim per kanabisizim, shkembim, shantazhim, skllaverim, e gjithefare djallezie tjeter. Zgjedhjet duan ta na e rikonstruktojne me kirurgji plastike qe ti shohim ne pasqyre, por jo ti jetojme si mundesi apo fuqi te qytetarit. Aq te pacipe jane, aq te felligesht, aq te ligj, saqe vete e kane vendosur te na e bejne operacionin plastik te zgjedhjeve, vete e kane vendosur qe zgjedhjet te na e bejne si karikature te shemtuar buzefryre ku qytetaret me kutine votimit takohen njelloj si udhetaret e shkretetires me mirazhin, e po vete na e kane caktuar edhe faturen qe duhet te paguajme ne per pjesemarrjen ne panairin e votave. Na japin bileta 20 mije lekeshe si leje per pjesemarrje ne panairin e votave, e na plackisin dhjetra miliona euro per te na bere spektakle me ekrane, foni, skena, koncerte, e shfaqje marramendese.
Megjithe keto, nuk harrojne qe te na dergojne edhe horra e bandite, trafikante e xhepiste qe te na e shpifin voten, e te na bejne ta vjellim neper kuti si nje siklet qe duhet ta nxjerrim me se s’ben nga vetja. Prandaj dorezimi, na shnderron ne fryme te vdekura, qe shitemi e blihemi nga Cicikovet plackites qe na qeverisin. Ky eshte edhe shkaku pse rruga e vetme qe na rikthen ne jete, qe na jep ekzistence, qe na mundeson riperteritjen e ringritjen per te rigjetur shpresen dhe aspiratat me te mbara e me te larta si qytetare, si shoqeri, si komb, eshte rezistenca jone ne sheshin e protestes.
18 shkurti nuk ka sesi te jete nje proteste e zakonshme, partiake apo politike e Opozites. Kurresesi. 18 shkurti eshte nje fillese e vetebesimit tone qytetar, e te gjithe neve se bashku, se ne jemi fuqia e vertete. Se nuk duhet te dorezohemi e as asgjesohemi ne. Por ne duhet te rezistojme, protestojme, qendrojme, ne menyre qe plackitesit te dorezohen, horrat te lemerisen, krimqeverisesit te rrezohen.
18 shkurti eshte nje pike kthimi. Eshte pika kur qytetaret takojne vetedijen e tyre per te mos pranuar me as ikjen nga ky vend, e as dorezimin ne kete vend.
Ne 18 shkurt, besimi dhe thirrja ime eshte qe ne te gjithe bashke te ngrihemi ne kembe, te mbushim sheshin, te ngulemi ne shesh derisa te shkulim te ligjte ne qeverisje. 18 shkurti eshte pika e ktheses, fillimi i qendreses, mundesia e riperteritjes se shpreses. E riperseris, ne 18 shkurt, dalim te protestojme qe ose qendrojme aty deri sa ti rrezojme, ose perndryshe kot e kemi se do te na duhet ti durojme. Une them qe me mire ti rrezojme./CityNews
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Në qershor të vitit 2014 Shqipëria e ka marrë statusin e kan...
Dashi.Gjithmone dita e enjte eshte e mire per te menduar ,pe...
Policia greke e rajonit të Atikës njoftoi në mbrëmje se ka s...
Presidenti Donald Trump ndërmori sulme të reja sot kundër nj...
Ish-kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Nga Kreshnik SpahiuProkuroria ka zbuluar se pothuaj i gjithë...
Ve re në disa media që po trajtojnë aktualisht: ububu çfarë ...
Te tenxherja me presion, Neim Avdulaj kishte fshehur një pje...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News2...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim...
Dogana italiane e Barit në bashkëpunim me Rojen Italiane të ...
Emisioni “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan, solli...
Një qytetar u gjobit gabimisht nga disa institucione për ndë...
Gazetari i kronikës Flamur Vezaj ka komentuar grabitjen në R...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtori i departamen...
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje kriminale dhe ...
Çështja e bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar t...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...