Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka analizuar sot nga studio e emisionit ?Studio e Hapur? në News24 grabitjet e ndodhura të bankave deri tek operacioni i sotëm i policisë ?Patrioti? që çoi në arrestimin e 4 nga 6 autorëve të dy grabitjeve të bujshme në ?Qafën e Kasharit? ku u sulmuan me armë automjetet e transportit të parave të dy bankave.
Hoxha ka dhënë detaje të tjera, të reja që ?BalkanWeb? i sjell më poshtë. Ai tha se grabitjet ishin një krim i sofistikuar nga njerëz gjakftohtë, pasi në të gjitha rastet nuk kishte pasur viktima.
?Policia e ka bërë detyrën. Detyra primare të garantojë jetën dhe bizneset e qytetarëve. Suksesi i operacionit të sotëm qëndron në faktin që kishim të bënim me një vepër kriminale që ishte përsëitur brenda 24 muajsh 4 herë. Iu kishte kushtuar bankave të nivelit të dytë një dëm prej 11 milionë eurosh, kishin sjellë panik tek bizneset dhe kompanitë e sigurisë. Kishim të bënim me një lloj krimi të sofistikuar.
Kam këmbëngulur që kemi të bëjmë me një grup kriminal që ka në brendësi pjesëtarë apo ish-pjesëtarë të forcave komando. Kujdesi për të mos shkaktuar të vrarë. Në gjithë këto grabitje nuk pati policë të vrarë. I kryenin grabitjet me ftohtësi?, tha gazetari.
Si ka lindur ky operacion?
Në këtë grabitje kishim pamje filmike që vinin nga qytetarët, ishte fat i madh dhe pati bashkëpunim të policisë me qytetarët. Autorët nuk janë larguar 10-15 km nga vendi i krimit. Një autor gjakftohtë bën pikërisht këtë gjë. Suksesi i operacionit, goditja njëkohësisht në disa banesa, ku dyshohet se fshiheshin autorët.
Aq e sigurt ka qenë policia sa e ka filmuar operacionin. Filmimi është procedurë e forcave RENEA, ose speciale.
Fakti që mediat kanë qenë aty tregon se policia ka qenë e bindur që autorët kanë qenë aty.
Policia mori 4 mln euro pajime të reja dhe sot i përdori për herë të parë. Për fat të mirë nuk ka patur të dëmtuar. Nga 6 janë kapur 4, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Çështja tashmë i mbetet në dorë prokurorisë.
Kemi një shifër finale të shumës së grabitur?
Artan Hoxha: Nuk kemi shifër finale pasi do mbahet një procesverbal dhe janë duke analizuar procesverbalin.
Çfarë mendoni për këtë fakt se autorët kanë qenë profesionistë të ushtrisë?
Artan Hoxha: Ata vepronin për 3-4 minuta dhe një gjë të tillë e bëjnë vetëm forcat RENEA. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë më njerëz të stërvitur. Ata kishin studiuar dhe kishin pajisjet e duhura. Fation Xhyliu është një person i trajnuar që njeh mirë armët dhe mënyrën si ndërhyhet.
Sa kohë ka që funksionin kjo bandë, thuhet që ka lidhje me bandën e babagjyshave?
Artan Hoxha: Ernest Kupa është një person si i dyshuar edhe për grabitjen e argjendarisë në qendrën tregtare. Neim Avdulaj dhe Ditjon Memlika kanë qenë pjesëtarë të trupave të NATO-s në Afganistan. Dhe njerëz të tillë kur mbeten jashtë vëmendjes së shtetit shikoni si kthehen.
Do doja të rikthehemi pak tek detajet, çfarë ndodhi me këtë grabitje, ku gabuan?
Artan Hoxha: Kjo është ngjarja e 4 dhe tek të 4 të bëjnë të dyshosh se janë një dorë e njëjtë. Specialistët më të mirë janë në qytete të mëdha se fluksi është më i madh. Këtë radhë ngjarja krijoi një problematikë të madhe dhe u kthye në një betejë. Unë mendoj se policia ka bërë detyrën dhe jo si një hakmarrje ndaj atyre që e kanë akuzuar për paaftësi. Kemi një trekëndësh ku ka pasur grabitje dhe rrëmbime si nëpër filma. Targat e makinave të djegura rezultatin se i përkisnin disa qytetarëve në Shkodër.
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vendosë...
Grupi i xhirimit i emisionit “STOP” ka udhëtuar në Goricaj t...
Qindra mijëra banorë të kryeqytetit vuajnë mungesën e ujit t...
Qindra makina kanë mbetur të bllokuara në qendër të Tiranës ...
Fletëanalizat e ujit të gazuar: Pacienti vuan nga prostata E...
Në tetor 2003, qytetarët e Republikës së Shqipërisë dëgjuan ...
Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona të dyshuar si të im...
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka përgëzuar Policin...
Eskorta e kryeministrit Edi Rama ka rrezikuar të shkaktojë a...
Irfan Hysenbelliu ka blerë 50% të aksioneve të Fokus Group, ...
Pas reagimit të ministrit Tahiri, i cili vlerësoi punën e ma...
Ministri Tahiri, në një deklaratë për mediat, teksa ka infor...
Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rën...
Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, ka bërë me dije ...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen e katër personave...
Festa e shfrenuar e Raifeissen Bank në Shqipëri/ Shpërthen ...
Gjergj Bojaxhi thotë se Shqipëria ka shërbyer si një laborat...
Pasditen e sotme, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është d...
Shën Valentini, ka pushtuar sot gjithë Shqipërinë, por ka nd...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...