web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Washington Times: Ambasadori Lu bashkëpunon me partinë në pushtet të mbështetur nga Soros/Shqipëria në krizë politike

10 Shkurt 2017, 07:13, Aktualitet CNA

Washington Times ka bërë një artikull sa i përket politikës shqiptare dhe rolit të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Sipas Washington Times, ambasadori Donald Lu është i financuar nga filantropi i majtë amerikan George Soros.

Ja çfarë shkruan Washington Times:

Nisim me një pyetje të thjeshtë: A është korrekte që një ambasador i SHBA të shantazhojë një parti politike që t?i japë avantazh një pale tjetër në një shtet të huaj?

A është korrekte që një ambasador i SHBA të diktojë politikën e qeverisë së një vendi të huaj, me kërcënime se do të ketë ?pasoja? nëse qeveria nuk ndjek urdhrat e tij? A është e pranueshme që një ambasador amerikan të nxisë axhendën e një miliarderi hungarezo-amerikan dhe të organizatave të tij dhe jo interesat e qeverisë amerikane?

Po sikur t?iu them se Kryeministri i atij vendi ishte i ftuar në dasmën e miliarderit George Soros? Çfarë do të mendoni sikur t?iu them se z.Soros ka mbështetur një qeveri një Shqipëri, që kritikët thonë se ka përfituar nga tregtia e drogës që kanë vrarë mijëra njerëz në të gjithë Evropën.

Çfarë ndodh nëse ky ambasador i SHBA përflitet se është përpjekur që të mbyllë hetimin ndaj një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri?

E gjithë kjo ka filluar disa javë më parë në vendin e vogël ballkanik, ku po realizohet reforma në drejtësi. Ambasadori i SHBA Donald Lu, që po punon me partinë në pushtet të mbështetur nga Soros, anuloi vizat amerikane për rreth 70 anëtarë të Partisë Demokratike në opozitë. Ky veprim jodemokratik e zhyt vendin në një krizë politike.

Përmes një deklarate, ambasada e SHBA në Tiranë ka konfirmuar se kishte revokuar viza të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Ajo që deklarata nuk thotë se asnjë nga personat e prekur nuk është nga Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama.





Lajmet e fundit nga