web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banorët në Zharrëz/ Berisha: Me jetë njerëzish ne nuk paguajmë

9 Shkurt 2017, 13:01, Aktualitet CNA

Gjatë seancës plenare, ish-kryeministri Berisha është ndalur tek banorët në Zharrëz dhe jeta e tyre e cila është në rrezik. Sipas tij, qeveria nuk zgjidh problemet e tyre, ndërsa ka parashtruar dy rrugë për zgjidhjen e kësaj çështje.

?Problemet me banorët janë jashtëzakonisht serioze. Këta nuk luftojnë për të zgjidhur problemin. Këta që janë në qeveri, prej katër vitesh dhe që përdorin platformat, kërkojnë gjobat, ministrat nuk janë të PD, ministri i Energjetikës është i juaji, në çdo vend të botës  nuk e mbron një kontrat, ku kompania e shkel me dy këmbë. Doni të mbushni xhepat duke e gjobitur.

Jeni te korruptuar kokë e këmbë. Janë në grevë urie, kanë 100 % të drejtë. Ato skena që pamë të gjithë bashkë, janë tronditëse.

Ata nga momenti në moment mund të pësojnë aksident. Cili është qëllimi? Ose bllokoje punimet aty në mënyrë kategorike, ose fshatarëve thuj, ti largojë andej, ti paguajmë qindarkë për qindarkë për shtëpinë etj.

Ju jeni të korruptuar. Kompania nëse është e tillë, ju pse nuk flisni këtu? Ështe serioze jeta e njeriut. Merrni ato familje, ose ndërprisni çdo lloj punimi, ose te largohen, të spostohen. Me jetë njerëzish ne nuk paguajmë?, tha Berisha. /CityNews





Lajmet e fundit nga