web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha këshillon Klement Balilin/ Nëse ke për të folur, bëje sa je i lirë se po të kapën...

7 Shkurt 2017, 18:43, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ripublikuar në rrjetet sociale dëshminë e penalitetit të Klement Balilit, ku rezulton se është i padënuar.

Në postimin e tij Hoxha shkruan se nga 17 dhetori i vitit 2016 kur ka publikuar këtë dëshmi, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Në fund, Hoxha ka edhe një këshillë për Balilin. Ai thekson se nëse ka për të folur duhet ta bëjë tani se është i lirë. Sipas tij, nëse do kapet, do ja hedhin çelsat në det dhe as avokat Terasini nuk i bën dot derman.

Postimi i Hoxhës

Ky status eshte bere me 17 dhjetor 2016, gati dy muaj me pare. Nga ajo kohe deri tani cfare ka ndryshuar?!!!
1)-Ylli Manjani nuk eshte me minister drejtesie.
2)-Policia ka vendosur pas shume apelesh nje shperblim prej 50 milione lekesh per ate qe jep informacionin e sakte ku fshihet Balili.
3)- U mblodh keshilli i sigurimit kombetare nga presidenti republikes Bujar Nishani per Balilin me kerkese te kryeparlamentarit Meta, i cili sapo kishte ardhur nga ceremonia e inaugurimit te presidentit Tramp, the tha se ne Uashington ia kishin kerkuar me force kete gje.
4)-Kaubojsi me te ardhur nga ceremonia e inaugurimit te presidentit Tramp ne Ushington vizitoi kompleksin Santa Quaranta dhe deklaroi se Balilet jane familje patriotike…..

Keli, mos na zhgenje. Nese ke per te folur, fol sa je i lire, se po te kapen, do ti hedhin celsat ne det. Edhe avokat Terrasini nuk te ben derman….





Lajmet e fundit nga