web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kam vdekur dhe unë bashkë me Xhesikën”!/ Babai shqiptar trondit Italinë (Video)

5 Shkurt 2017, 18:11, Aktualitet CNA

Një aksident tragjik ndodhi në Itali, ku la të vdekur 4 të rinj, mes tyre dhe dy vajza shqiptare. Viktima mbetën Ambra Shaliani, 18 vjeç, dhe Xhesika Gjinaj, 19 vjeç, si dhe dy italianët Federico Baldi e Riccardo Murdaca, nga 19 vjeç.

Aksidenti ndodhi në Guidonia të Italisë, ku mjeti me të cilin udhëtonin u përplas me murin e një restoranti. Lajmi u publikua nga mediat e vendit fqinj, të cilat kanë siguruar dhe një dëshmi tronditëse të babait të shqiptares Xhesika Gjinaj. Ai flet i tronditur dhe duke qarë për vdekjen e vajzës.

?Xhesika ka vdekur. Nuk mund të flas më, është e pabesueshme. Ishte e mrekullueshme, nuk kam fjalë. Kam vdekur dhe unë bashkë me të. Ishin të 4 miq të mirë?, tha i ati i viktimës./CityNews

 





Lajmet e fundit nga