web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Shifra tronditëse të dhunës ndaj fëmijëve/ Ja çfarë thotë menaxheri i "ALO 116" për "CityNews"

1 Shkurt 2017, 10:41, Aktualitet CNA

Rastet e dhunës në familje janë të pranishme çdo ditë. Shifrat janë alarmante, e ndërsa policia sinjalizon përmes deklaratave për media lidhur me rastet kur ata ndihmojnë në negociata për shuarjen e sherreve.

Më e vështirë mbetet çështja e fëmijëve, të cilët mbeten në të katër rrugët, kur prindërit kanë mosmarrëveshje që çojnë deri në marrjen e jetës.

Për të mësuar më tepër sa është bërë në këtë drejtim, “CityNews” ka marrë në intervistë Mirgit Vataj, i cili është menaxher i përgjithshëm i ALO 116, Linja e Këshillimit për Femijë në Shqipëri. Ai bën me dije se gjatë vitit 2016, kanë marrë  rreth 27.400 telefonata të fëmijëve, nga të cilat janë 722 raste të raportuara për çështje të abuzimit dhe dhunës, shfrytëzimit, marrëdhënieve me shokët, marrëdhënieve familjare, problemeve në shkollë, etj.

Duke lënë pas këto shifra, ne e kemi pyetur Mirgit Vataj se çfarë mekanizmi po ndjekin për të marrë në mbrojtje fëmijët.

?Gjatë këtij viti jemi fokusuar edhe tek mbrojtja e fëmijëve në internet, si një sfide globale dhe kemi prezantuar një aplikacion telefonik dhe një platformë online për sigurinë e fëmijëve online.

Platforma dhe aplikacioni quhen “isigurt.al”, të cilat shërbejnë si mekanizma raportimi dhe burimi informacioni.

Gjatë vitit 2016, gjithashtu janë raportuar rreth 100 raste të fëmijëve në siatuatë rruge, raste të cilat janë referuar pranë Njësive per Mbrojtjen e Fëmijëve, falë bashkëpunimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Policia dhe organizatat partnere të shoqërisë civile?.

Dhuna mbetet ende një problem shqetësues. Këtë e nënvizon edhe menaxheri i përgjithshëm i “ALO 116”.

“Krahasuar edhe me vitet e tjera, dhuna ndaj fëmijëve mbetet akoma një problem shqetësues. Ka disa faktorë të cilët ndikojnë dhe është për të ardhur keq që akoma në familjet shqiptare, por edhe në institucionet e tjera si kopshtet dhe shkolla, dhuna konsiderohet si një mënyrë e disiplinimit të fëmijëve?, përfundon ai. /CityNews





Lajmet e fundit nga