web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen debatet brenda PS/ Rama: LSI mund të dalë vetëm në zgjedhje, fitojmë edhe pa Metën

31 Janar 2017, 19:11, Aktualitet CNA

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe për zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Burime brenda PS bëjnë me dije për CityNews se kryeministri Edi Rama është shprehur se LSI po luan taktikisht dhe se është e drejta e saj për të bërë këtë.

?LSI po luan taktikisht dhe është në të drejtën e saj. Ne duhet të jemi vendosur në pozicionin tonë? mësohet të ketë thënë Rama

Më tej, kryeministri ka paralajmëruar anëtarët e kryesisë së PS se LSI mund të dalë e vetme në zgjedhje, por kjo nuk duhet të ndikojë në objektivat e partisë.

?LSI mund të dalë e vetme në zgjedhje. Mbetet për tu parë, por ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga objektivi ynë?, i ka komunikuar Rama anëtarëve të kryesisë.

Më tej, kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetari i PS, është shprehur se koalicioni pa LSI mund të marrë 71 vota, por sipas tij, partia që ai drejton duhet të vazhdojë rritjen. Ai është shprehur se koalicioni me LSI kryhet për shkak të çuarjes përpara të reformave dhe për numrat, pasi aleanca me Metën krijon mazhorancë solide.

?Koalicioni ynë i merr 71 deputetë edhe pa LSI. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi. Por, arsyeja e koalicionit nuk janë numrat, por krijimi i një mazhorance solide që do të çojë përpara reformat? tha Rama

Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe më pak se një muaj nga regjistrimi i koalicioneve, Partia Socialiste ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën e saj ndaj LSI për të vazhduar koalicionin./CityNews





Lajmet e fundit nga