web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili: Drejtues të policisë të lidhur me krimin, kanë favorizuar kanabisin

31 Janar 2017, 21:57, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, sonte, në studion e emisionit Opinion në TV Klan, ka deklaruar se drejtues të caktuar të policisë janë të lidhur me krimin dhe kanë favorizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit.

?Këta individë duhet ta mbajen nën mbikëqyrje. Përgjegjësitë Ia kërkoj Shërbimit Informativ, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit?, tha Vasili.

Në lidhje me publikimin e lajmit se LSI ka mbledhur grupin parlamentar dhe kryebashkiakë të kësaj partie për t?i paralajmëruar se të kenë kujdes, pasi policia e shtetit mund të fusë drogë dhe armë në makinat e tyre, është shprehur se nuk komenton lajme mediatike.

Ai tha se nuk dua të flas për një çështje të tillë.

?Është tjetër gjë çfarë them unë në takimet e strukturave të LSI-së?, ka deklaruar ai.





Lajmet e fundit nga