web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kokëdhima “godet” Ramën/ E ndave PS në dy parti, rrezikojmë të mos arrijmë 60 deputetë në zgjedhje

31 Janar 2017, 19:55, Aktualitet CNA

Koço Kokëdhima ka mbledhur sot socialistët e Fierit për të prezantuar lëvizjen e tij brenda PS.

Në fjalën e tij, Kokëdhima tha se PS është e ndarë në dy parti, në atë të bazës dhe atë të udhëheqjes.

?Aq e shkëputur është udhëheqja nga baza sa me të drejtë mund të themi se kemi dy parti socialiste, partinë e bazës dhe partinë e udhëheqjes. Kjo partia e bazës nuk ndihet e përfaqësuar nga partia e udhëheqjes. Partia e udhëheqjes e gënjen, e abuzon, e shfrytëzon, takohet me të vetëm në kohë fushatash elektorale, pastaj nuk e njeh më, nuk e dëgjon, nuk i hap telefonin, nuk e shërben, nuk do t?ia dijë për të.
Kjo partia e udhëheqjes e shalon këtë partinë e bazës dhe pushtetin që prodhojnë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Zgjidhja kërkon që njerëzve t?u thuhet e vërteta, që në parti të flitet hapur, të ketë debat, të dëgjohen të gjithë, jo vetëm kryetari dhe ministrat e tij. Udhëheqja jonë është arrogante, e mbyt debatin, i kërcënon e shantazhon dhe i pushon nga puna ata socialistë e qytetarë që kanë dhe flasin mendime të tjera nga kryetari?, tha ai

Më tej, ish deputeti socialist u shpreh se në këtë rrugë që po ecën, PS po rrezikon që të mos e arrijë dot e vetme numrin e 60 deputetëve në zgjedhjet e 18 qershorit.
?Partia Socialiste ka një anëtarësi të shkëlqyer, njerëz të devotshëm, atdhetarë të shquar e qytetarë shembullorë. Por edhe pse kjo është e vërtetë, ajo reduktohet e zvogëlohet çdo dy vjet. Në këtë rrugë që ecën, PS rrezikon që të prekë, në zgjedhjet e qershorit, pozitën e vet më të keqe historike. Ajo rrezikon të mos arrijë dot e vetme numrin 60 të deputetëve?, u shpreh ai





Lajmet e fundit nga