web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lirohet piloti i ‘drogës’/ Artan Hoxha shpërthen ndaj Prokurorisë: Çfarë m.. sekreti kam nxjerrë ?

24 Janar 2017, 15:35, Aktualitet CNA

Pas lajmit për lirimin e pilotit italian Guido Gudi, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë ?Garanci pasurore 10 mijë euro?, gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpërthyer ndaj Prokurorisë.

Disa muaj më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, i sekuestroi gazetarit telefonin e tij personal për shkak se tha në një emision televiziv se piloti Guido Guidi kishte ardhur për të inauguruar pistën e narkotrafikut Shqipëri ? BE dhe për të marrë 200 kg hashash. Kjo deklaratë e Hoxhës u cilësua si nxjerrje e sekretit hetimor.

Sot, Guido Gudi u lirua me garanci dhe se kishte ardhur thjesht për një gudië vajtje-ardhje. Për këtë arsye, Hoxha pyet prokurorinë se cili është sekreti hetimor që ai ka nxjerrë, organi i hetimit ka 5 muaj që i mban të sekuestruar telefonat në laboratorin kriminalistik, në kundërshtim me çdo lloj legjislacioni shqiptar.

Postimi i Hoxhës

Guido Guidi zbarkoi si pilot per nje guide hashashi ne Ishem te Durresit ne 15 shtator 2016….
Por e dhjeu guiden se u ul keq dhe i mbeti avioni ne toke….
Gjithsesi ai beri nje guide turistike ne Durres nga mesi shtatorit 2016 deri ne fund te janarit 2017 me flete-kampi te paguar nga prokuroria e krimeve te renda….
Dhe po kthehet ne atdhe me guide si pensionist italian i pafajshem duke udhetuar me Alitalia-n…
Nje pyetje kam per Prokurorine e Krimeve te Renda, ky Guido paska ardhur thjeshte per nje guide vajtje-ardhje ne Shqiperi, po c’mut sekreti u paskam nxjerre une, kur keni 5 muaj dhe mi mbani te sekuestruar telefonat ne laboratorin kriminalistik ne kundershtim me cdo lloj legjislacioni shqiptar, qofte ky penal apo civil???!!!!
Guido paskesh ardhur per guide qejfi, por ne vend ta ulte avionin ne Rinas, e uli “gabimisht” 1.5 kilometra me poshte, ne nje piste ndertuar enkas per te ne grykederdhjen e lumit Ishem. Ate pasdite shtatori thashe se Guido kishte ardhur per te inauguruar pisten e re te linjes nderkombetare te narkotrafikut Shqiperi-BE dhe per te marre 200 kg hashash. Dhe kjo u cilesua nxjerrje sekreti hetimor, …
Por ne fakt nga hetimet 5-mujore te Prokurorise se Krimeve te Renda dhe dergimit per guide ne shtepi te Guidos, rezulton se sekreti i vertete ka qene:”Guido Guidi erdhi thjeshte per guide turistike ne Ishem”,….kaq ishte, jeta vazhdon.
Suksese ne jete Guido, heren tjeter ule me bute avionin, se na more ne qafe…





Lajmet e fundit nga