web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplas për vdekje të moshuarën, pranga 22 vjeçarit

23 Janar 2017, 12:10, Aktualitet CNA

Drejtuesi i një mjeti në Durrës është prangosur, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësore 72 vjeçare. Ngjarja e rëndë është shënuar një ditë më parë, ndërsa specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë arrestuar  në flagrancë shtetasin Izmir Halili, 22 vjeç, banues në Durrës.

?Më datë 22.01.2017, në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Trenit?, duke drejtuar mjetin tip Benz DR 1655 E, ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.M., 72 vjeçe, banuese në Plazh, e cila ka qenë duke kapërcyer karroxhaden nga një krah në krahun tjetër?, bën me dije policia.

Të njëjtat burime shtojnë se 72 vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /CityNews/





Lajmet e fundit nga