web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po u del boja “geishave” të Rilindjes/ Arbër Mehmeti kapet në Bari me drogë

22 Janar 2017, 15:24, Aktualitet CNA

Emërimi pa asnjë kriter në mjaft pika kyce të sigurisë kombëtare apo të sistemit fiskal shqiptar të femrave vetëm për faktin se janë femra pavarësisht arësimimit dhe përgatitjes së tyre profesionale ishte një nga risitë e qeverisë së Rilindjes të Kryeministrit Rama. Normalisht të tillave geishave me kalimin e kohës po u del boja. Kujtojmë këtu ndërrimin e 4 krye geishave në 3 vjet në doganat shqiptare (një geishë tjetër e doganave është në ndjekje penale për shpërdorim detyre), dështimin me sukses të plotë të geishave të tatimeve apo të geishave të diplomacisë e të shërbimeve intelegjente. Rasti më i fundit është arrestimi sapo zbriti nga trageti i linjës Durrës-Bari i Arbër Mehmetit (22 vjec) djalit të koloneles (kapitenes së rangut të parë) Razije Mehmetit.

Razija në vitin 2015 ishte një nga 2 kolonelet në forcat e armatosura shqiptare (kolonelja tjetër në 2016 u bë gjenerale brigade!!!). Me firmën e ministres Mimi (Mrika) Kodheli (Vata) Razija u emërua atashe ushtarake e Shqipërisë rezidente në Ankara dhe jo rezidente në Sofje, Budapest dhe Bukuresht. Ky emërim më së paku ishte një ?faux pass? gafë diplomatike, sic përdoret në terminologjinë ndërkombëtare të diplomacisë. Turqia e Presidentit Erdogan në vitin 2015 cdo ditë e më tepër po razijelargohej nga idealet republikane dhe laike të Ataturkut të madh. Pikërisht në një Turqi të tillë me marëdhënie speciale me Shqipërinë sidomos në fushën ushtarake u emërua një femër si atashe e mbrojtjes. Normalisht pashallarët turq dhe pjesa civile e ministrisë së mbrojtjes turke e morën një emërim të tillë si fyerje direkte. MIT-i (shërbimi sekret turk)filloi të  mbikqyrte me rreptësi e profesionalizëm cdo veprim të koloneles shqiptare në Turqi si edhe të familjarëve të saj bashkëshortit Ilirit ish ushtarak shqiptar Besës,studente në një qytet bregdetar dega shkenca politike dhe të birit Arbërit student në të njejtin universitet dega IT.

Pas festimit të ditëlindjes më 10 janar 2017 Arbëri u interceptua nga djemtë e Fidanit sic quhen në mënyrë informale 007-tat turke, në tratativa për të siguruar një sasi droge me qëllim trafikimi drejt Italisë duke shfrytëzuar privilegjet, që ofron pasaporta diplomatike përsa i përket mos kontrollit nga personeli doganor. Në kuadrin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet 007-tave turke dhe homologëve të tyre italianë u sinjalizua edhe mundësia e një trafiku të sendeve të ndaluara duke përdorur koperturë diplomatike.

Sapo Arbëri zbriti nga trageti ju nënshtrua një kontrolli të rreptë pavarësisht imunitetit diplomatik të mbështetur në Konventën e Vjenës së prillit 1961. Italianët nuk ua vunë veshin protestave dhe pretendimeve për imunitet diplomatik të djaloshit shqiptar. Ata pasi zbuluan dhe dokumentuan me videofilmim kapjen e drogës njoftuan si konsullatën tonë në qytetin e Barit edhe Ambasadoren tonë në Romë Sh.S. Anila Bitri.

Një ngjarje e tillë e rëndë, që ul prestigjin e Shqipërisë në dy vende aleate, mike dhe me marëdhënie speciale me vendin tonë është një indikacion se shteti nuk është një OJQ për mbrojtjen e të drejtave të grave, por dicka shumë më serioze e shumë më e rëndësishme!

Shkrimi i mësipërm nuk do të ishte i mundur pa kontributin e kolegëve italianë, vecanërisht të studiuesit, publicistit dhe gazetarit investigativ Giovanni Giacalone.

Nga GJERGJ THANASI

 





Lajmet e fundit nga