Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deri më sot nuk ka ndodhur që familja e një anëtari të Policisë së Shtetit, të vrarë duke kryer detyrën, të jetë shpërblyer nga shteti me 300 mijë dollarë. Të vrarët e 21 janarit 2011 nuk e meritojnë as dëmshpërblimin, as nderimet zyrtare, sepse ata ishin banditë politikë që erdhën në Tiranë të ndërsyer nga kriminelë politikë, me Edi Ramën në krye dhe që u vranë nga kriminelë shtetërorë me Sali Berishën në krye.
Në 21 janar, të dy palët, Qeveria dhe Opozita, u sollën sipas rregullave të banditizmit politik dhe përgjegjësia për këtë është e dy liderëve të tyre, Sali Berishës dhe Edi Ramës. Në thelb, banditi politik Edi Rama, i kërkoi banditit të sprovuar politik, Sali Berisha, që të dorëzonte ortakun e tij, banditin e regjur politik, Ilir Meta. Të tjerat ishin vetëm dukje dhe dekoracion politik.
Pra që opozita e kohës e kryesuar nga Edi Rama, i kërkoi Policisë së Shtetit leje për mbajtjen e një demonstrate, për të cilën thoshte se nuk mbante përgjegjësi nëse dilte jashtë kontrollit të organizatorëve, për shkak të zemërimit të madh që kishte shkaktuar në popull publikimi i videopërgjimit të një afere korruptive të Ilir Metës. Slogani i demonstratës do të ishte ?Sali dorëzo bllokun!? Që do të thoshte se Kryeministri Berisha duhet të dorëzonte bllokun e shënimeve të Metës, që ishte shfaqur në videoregjistrimin e Dritan Priftit dhe në të cilin bllok Meta mbante shënim marrëveshjet korruptive.
Në vigjilje të protestës, Edi Rama doli në emisionin ?Top Story? të Sokol Ballës, në mbrëmjen e 20 janarit 2011, për t? i dhënë Kryeministrit Berisha një ultimatum, në terma të banditizmit politik, duke i bërë publikisht dhe personalisht Kryeministrit një kërcënim me vdekje. Rama tha fjalë për fjalë:
?Do ta largojë populli Saliun ose Saliu do të pranojë zgjidhjen e re, zgjidhjen politike. Nuk mundet më të kapërcehen, siç kapërcehen të vdekurit në një fushë me të vdekur, pas një lufte?.
Berishës iu tha kështu në kodin e banditizmit politik, të kamufluar keq si retorikë politike, se kishte kohë deri në momentin kur do të niste demonstrata për të dhënë dorëheqjen (?zgjidhje politike?), ndryshe do të rrethohej dhe sulmohej për t? u vrarë, dhe për të dalë nga zyra e tij, do t? i duhej të shkelte në kufoma. Të gjitha këto përbëjnë vepra penale të rënda sipas Kodit Penal.
Berisha, nga ana e tij, si bandit politik, i gjendur para një ultimatumi dhe kërcënimi me vdekje, u përgjigj sipas kodit të banditizmit politik duke vrarë. Kjo është e vërteta e 21 janarit, të tjerat janë frazeologji boshe. Berisha e mbrojti me gjak ortakun e vet në banditizëm politik, Ilir Metën.
Sipas kodit të banditëve, kur Meta prishi aleancën me Saliun dhe u bë aleat me Edi Ramën, ai u bë i mirë, sipas koncepteve banditore të së mirës dhe së keqes: Kush bëhet me ne, bëhet nga i keq në i mirë, në moment. Edhe familjet e të vrarëve të 21 janarit, logjikojnë sipas kodit të banditizmit politik dhe e pranojnë dëmshpërblimin që iu jepet nga Qeveria ku bën pjesë edhe partia e Metës.
Qeveria ?Rama?, duke e ditur se dëmshpërblimi i të vrarëve të 21 janarit krijonte problem të mëdha ligjore, e mbuloi atë me ?gjethen e fikut? të një vendimi gjyqësor, që u mor pasi Gjykata Administrative u vu në lëvizje nga familjarët e të vrarëve. Familjarët u udhëzuan të padisin Gardën e Republikës dhe ndaj saj u dha vendimi. Garda e Republikës, nga ana e saj, nuk bëri ankim në shkallë të dytë dhe kështu, sipas skenarit, vendimi mori formë të prerë e ekzekutohet shumë shpejt pas shpalljes së tij. Vetë Qeveria, me të marrë vendimi formë të prerë, miratoi nga ana e saj një vendim me të cilin i dha Gardës shumën përkatëse për dëmshpërblim.
Por, vendimi është, siç thuhet në terminologjinë juridike, null and void, i pavlefshëm në mënyrë absolute. Gjyqtarët që kanë dhënë vendimin janë legenë- juristë, madje legenë të shpuar. Vendimi bie që nga ndërgjyqësia. Sipas ligjit në fuqi për Gardën e Republikës (Ligji 8869, dt. 22.5. 2003 me ndryshimet përkatëse të mëvonshme), ajo është një strukturë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme (neni 2), pra nuk ka subjektivitet juridik. Garda nuk ka as buxhet më vete si institucion, por buxheti i saj është një ndarje (zë) në buxhetin e kësaj ministrie.(neni 3)
Si për ta bëre edhe më të madhe ironinë, Garda e Republikës supozohet të mos ekzistojë që nga shtatori i vitit 2013, kur Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, gjatë një vizite në selinë e Gardës shpalli para kamerave televizive që e regjistruan me zë dhe me figurë urdhërin për shkrirjen e Gardës së Republikës. Tahiri e bëri këtë sepse Edi Rama kishte premtuar para zgjedhjeve shkrirjen e Gardës së Republikës. Sigurisht që Garda nuk u shkri vërtet sepse ajo ekzistonte me ligj të posaçëm, jo me urdhër ministror, por këtë nuk e dinte Saimiri, i cili ndonëse me diplomë juristi është i tillë po aq sa qentë e Policisë së Shtetit.
Dëmshpërblimi i banditëve politikë të 21 janarit krijon precedent që banditë të tjerë të rrugës të manipulohen nga politikanë banditë dhe të hyjnë lehtë në aventura duke menduar se në rastin më të keq familja e tyre do të shpërblehet me 300 mijë dollarë nga paratë e takasapaguesve.
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi konventën zgjedhore...
Gazetari Artan Hoxha, ka rikujtuar sot ngjarjet e 21 janarit...
Një qytetare nga Tirana i ka shkruar kryeministrit Edi Rama ...
Janë shndërruar në “dushe” në natyrë matësat e ujit në Njësi...
Flet për herë të parë ish-bashkëshortja e deputetit Alfred P...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi urdhrin e parë ek...
Dy hajdutë janë arrestuar nga blutë e Korçës. Burime zyrtare...
Familjarët e katër viktimave të 21 Janarit të drejtuar nga ...
Tashmë është hedhur dritë mbi mësuesen që propagandoi për IS...
Krijuesi i videolojërave më të famshme, duke përfshirë edhe ...
Pasi pak më herët OSHEE njoftoi se nuk kishte asnjë shkëndij...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Navi”...
Një studim i fundit i astronomëve ka zbuluar disa teori të f...
Edhe pse kanë kaluar plot 6 vjet nga tragjedia e 21 janarit,...
Pas vdekjes tragjike të nënës së re tek “Fresku”, mësohet se...
I riu i cili kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mit...
Kryeministri Edi Rama del para familjarëve të viktimave në 6...
Në të gjithë vendin, akset kombëtare janë plotësisht të qark...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me familjarët e ...
Zbulohet propaganda e kryeministrit Edi Rama për ngjarjen e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...