web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedi në Itali/Orteku “gllabëron” hotelin, nuk dihet fati i 30 personave

19 Janar 2017, 10:51, Aktualitet CNA

Një natë e tmerrshme ka qenë kjo që sapo lamë pas për qytetarët italianë të rajonit Abrucos. Tërmete të njëpasnjëshme kanë dridhur tokën në Italinë Qendore, duke rezultuar fatale për shumë persona, që qëndronin në hotelin Rigopiano.

Mësohet se për shkak të tërmeteve ka vërshuar një ortek, duke shkaktuar një numër të madh viktimash në hotel, ku mësohet se ndodheshin të paktën 30 vetë.

Për shkak të motit ekstremisht të keq, ekipet e shpëtimit arritën të shkonin në vendin e katastrofës vetëm në mëngjes.
Sipas mediave italiane, nga hoteli i gllabëruar prej ortekut janë nxjerrë trupat e parë, ndërsa 2 vetë janë shpëtuar. Çatia e strukturës u shemb pjesërisht dhe banorët ne Farindola sinjalizuan shërbimet e emergjencës.





Lajmet e fundit nga