web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia/ Ambasadorja holandeze paralajmëron politikën: Nis zbatimi, ja kur do dalin rezultatet e para!

16 Janar 2017, 10:04, Aktualitet CNA

Ambasadorja e Holandës, Dewi Van de Werd, ka bërë sot një deklaratë të fortë për Reformën në Drejtësi. Ambasadorja e ka cilësuar vitin e sapo nisur vit të mundësive të mëdha sa i takon risive që do të sjellë kjo reformë. Sipas saj, pikërisht këtë vit do të filloj dhe zbatimi i saj, pasi është tepër i nevojshëm për popullatën. Ndërsa ka paralajmëruar të gjithë klasën politike e më gjerë, se askush nuk është i paprekshëm.

?Ky do te jete nje vit i mundesive te medha sa i takon risive qe do te sjelle reforma me drejtesi. Qytetaret e politikanet kane pasur vullnet per miratimin e reformes. Ne 2017 do te filloje zbatimi i saj, kjo eshte teper e nevojshme per gjithe popullaten. Dje degjova nje proverb: asnjeri mos paste pune me gjykaten e spitalin. Kjo tregon se qytetaret nuk i besojne gjykates. Ketu ka nje te vertete dhe duhet te ndryshoje perceptimi, askush nuk eshte i paprekshem. Kete vit gjykata duhet te fitoje kredibilitet?, ka deklaruar ambasadorja.
Më tej, Van de Werd ka shtuar se zbatimi i kësaj reforme është tepër i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Në fund të fjalës së saj, ambasadorja shprehet se në fund të 2017-s do dalin rezultatet e para të zbatimit të reformës në drejtësi.
?Reforma eshte nje shtyse edhe per antaresimin ne BE per shkak te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar pasi askush nuk eshte i paprekshem. Si ambasade jemi perfshire qe ne fillim ne reformen ne drejtesi duke dhene ekspertizen tone. Kemi mbeshtetur ligjin per bilbilfryresat si edhe nje reviste shkencore. Magjistrati i shtypit eshte tashme pjese e organikes se gjykates ne ndihme te transparences. Ky funksion do permiresoje marredheniet e qytetareve me gjykaten. Kur media raporton per ceshtje sensitive mund te kete raportime jo te sakta. Nderkohe referimet nga gjyqtari per shtypin do te jene me te specializuara duke dhene edhe informacione me te sakta. Jam e kenaqur qe vijme sot ne gjykaten e Korces per te ndare eksperiencen e suksesshme te gjykates hollandeze ne kete drejtim. Shpresojme qe ne fund te 2017 te dalin edhe rezultatet e para te zbatimit te reformes ne drejtësi?, ka përfunduar ambasadorja./Citynews





08:21 Aktualitet

Sot rifillon kuvendi

Kuvendi pritet të çelë sot, sesionin e fundit të tij për kët...

07:57 Aktualitet

Tërmet ne Tropojë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orën e para të...

Lajmet e fundit nga