web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rilindasit shpërthejnë ndaj LSI-së/ Po sillet si buça që pret të shkojë me klientin e radhës, ti tregohet vendi. Në zgjedhje pa Metën

14 Janar 2017, 15:32, Aktualitet CNA

Përplasjet e shumta mes Partisë Socialiste dhe LSI-së duket se kanë nxehur gjakrat në rrjetet sociale.

Aleatët rivalë në qeveri kanë nisur fushatën agresive në rrjetet sociale. Simpatizantë, anëtarë dhe militantë shprehin mendimet e tyre online, ku në ndryshim nga ato të zyrtarëve që mbështesin, gjuha është më e ashpër.

Anëtarët e LSI-së kanë filluar prej kohësh sulmet ndaj ministrave socialistë apo kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, duket se edhe Rilindasve u ka sosur durimi.

Në një profil jo zyrtar të Edi Ramës, Stafi i Rilindjes shkruan se LSI-së u duhet treguar vendi. Sipas tyre LSI nuk mund të sillet si buça që pret të shkojë me klientin e radhës.

Në postimin e sotëm shkruhet se Stafi i Rilindjes i ka propozuar Edi Ramës të shkojë në zgjedhje pa LSI, e cila sipas tyre ishte kundër Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, në komentet e postimit shihet një numër i madh personash që e mbështesin daljen në zgjedhje të PS-së pa LSI-në.

Më poshtë fotot dhe komentet





10:18 Aktualitet

Grabitet bankomati

Rreth orës 04:10, të mëngjesit të sotëm në rrugën e Dibrës ë...

Lajmet e fundit nga