web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërdoruan detyrën/ Ndiqen penalisht dy punonjës të ZVRPP Pogradec

14 Janar 2017, 11:53, Aktualitet CNA

Dy punonjës të VRPP Pogradec janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për veprën penale ?Shpërdorim detyre?. Mësohet se po ndiqen penalisht shtetasit N.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Stropckë, dhe P.P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë.

Procedimi ndaj tyre filloi pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare” më datë 11.01.2017, ku këta shtetas me detyrë specialistë pranë ZVRPP-Pogradec, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, duke regjistruar pronën e shtetasit S.P., në emrin e një shtetaseje tjetër, me dokumentacion të fotokopjuar dhe jo atë origjinal.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme./ Citynws





10:18 Aktualitet

Grabitet bankomati

Rreth orës 04:10, të mëngjesit të sotëm në rrugën e Dibrës ë...

Lajmet e fundit nga