Shpërdoruan detyrën/ Ndiqen penalisht dy punonjës të ZVRPP Pogradec
Dy punonjës të VRPP Pogradec janë proceduar penalisht, pasi ...
Pas denoncimit të Citynews për një pasuri prej rreth 1 milion dollarësh, e cila u përdor për blerje aksionesh në një bankë private nga bashkëshortja e Pezës, Citynews sjell ekskulivizsht reagimet e disa personazheve kryesorë të medias shqitpare. Midis tyre janë Andi Bejtja, një nga drejtuesit e disa mediave kryesore në vend, Blendi Fevziu i ?Opinion? në TV Klan, një nga personazhet mediat, që ndryshe nga të tjerët, zotëron një pasuri të trashëguar, të cilën e menaxhon prej shumë vitesh.
Drejtuesi i emisionit ?STOP?, në TV Klan, Saimir Kodra, gazetari i kronikës, drejtuesi i emisionit ?Xhungël? në News 24, Artan Hoxha, si dhe Poli Hoxha, një nga gazetarët dhe drejtuesit e vjetër në median shqiptare.
Po ju sjellim të plotë, pa ndërhyrë aspak, qëndrimin e tyre, në lidhje me pyetjen tonë: Për 1 mln dollar pasuri, të kursyera nga gazetarët. Dhe cila është e vërteta e të ardhurave që kanë njerëzit që punojnë në media? Për këtë kemi zgjedhur të bëjmë disa intervista me disa personazhe qëndrorë të gazetarisë dhe televizionit në Shqipëri.
Andi Bejtja: Neqoftese do flas per vete jo vetem nuk behet fjale qe ta kem ketë shifer, po kam dhe borxhe dhe kredira…Vertet mund te jem paguar mire ne keto vite, por nga ana tjeter kam pasur dhe shume momente pa pune fikse, ashtu sikurse dhe shume probleme shendetesore qe kane ndikuar ne ekonomine time.
Per njerezit nuk ka shume rendesi sa leke mund te kem une personalisht, ti apo tjetri.. Njoh dhe gazetare qe kane mare 20 mije euro ne muaj dhe nuk kane mundur ti bejne bashke 1 milione USD, sikurse njoh dhe gazetare me prona te medha qe edhe mund t?i kene bere kaq leke, edhe mund te mos i kene bere… Këto nuk kane rendesi per publikun dhe per shoqerine, rendesi ka te funskionoje shteti ligjor, c?ka do te thote qe ne momentin kur ti depoziton kaq miliarda leke ne nje banke, banka te kerkoje verifikimin e origjines se lekeve, e keshtu cdo hallke te beje punen e vet konform ligjit.
Nuk dua te paragjykoj askend per pasurine qe mund te kete vene; neqoftese shteti ne rastin qe keni ngritur ju ka bere punen e duhur atehere nuk kemi cfare flasim. Neqoftese nuk e ka bere eshte nje histori ku duhen penalizuar shume aktore, jo vetem nje. Ka shume njerez te thjeshte qe e kane te veshtire te depozitojne mbi 10 mije euro ne nje banke, ka me me dhjetëra njerez te thjeshte qe kane ikur nga administrata shteterore se nuk kane deklaruar 1000 euro ne formularin e deklarimit te pasurise…e shume raste si keto. Keshtu qe sa te rrime e te tregojme sa lek ka njeri sa lek ka tjetri eshte me korrekte te kerkojme zbatimin e ligjit. Neqoftese kjo nuk eshte bere…kjo eshte skandaloze!
Blendi Fevziu, i cili është një nga gazetarët më të paguar në vend, pyetjes së Citynews iu përgjigj: Unë kam shumë prona që administroj, por nuk mund të kem cash 1 milion dollar.
Saimir Kodra: Prej gati 20 vjetësh jam ndoshta një nga njerëzit më të paguar në media, për shkak të punës në sektorin privat. Kam librezën e punës dhe kam paguar taksat, kontributet në shtet, edhe pse kam qenë i mirëpaguar nuk mund të kem kurrë mundësinë që të kem 1 mln dollarë, disa shtëpi, disa makina, fëmijët jashtë shtetit, apo të tjera përfitime që kanë ministrat dhe deputetët. Prandaj të lutem mos bëj shaka.
Artan Hoxha: Ne te vertete une nuk kam asnje llogari bankare pervec asaj ku marr rrogen si gazetar i News 24. Dhe aty sapo kalon rroga e terheq te gjithen, pasi me nevojitet per shpenzimet e perditshme te familjes dhe shkollen e djalit. Keshtu praktikisht une kam 0 leke kursime ne banke edhe pse kam hyre ne vitin e 21 ne karrieren time si gazetar. Per fat te mire media ku punoj prej 19 vitesh ka qene gjithnje korrekte me pagesat dhe kjo me ka shpetuar nga nje siklet me i madh.
Per pyetjen e dyte, do te thosha qe ne fillim kur kam nisur kete profesion koleget me te vjeter me kane thene se: Ky profesion mund te te beje te famshem, por jo te pasur. Ndersa kolosi i gazetarise italiane, Indro Montaneli ka nje shprehje brilante. Ai thote: Nese takon nje gazetar te pasur mos i zere kurre bese.
Poli Hoxha: Pyetjes suaj nuk di si ti përgjigjem, në këtë situatë që ka plasur mes ?patricëve të zhurmshëm në bollëk? të medias; Duhet të më vijë ?turp?, që pas 20 vitesh intensive gazetari duke filluar që nga malet e Tropojës, kur nuk hynte as RENEA, e deri te themelimi i Panoramës dhe drejtimi i të paktën 5-6 gazetave, jo vetëm nuk kam fare llogari bankare e shtëpi timen e ende i gëzohem ditës së rrogës, apo të jem krenarë që ndoqa këtë rrugë?!.
Është një situatë absurde kur e mendon qetë. Të duket vetja i shfrytëzuar më keq se një skllav, që ka punuar në një minierë diamantesh, por edhe që në fund të fundit gurin e çmuar, atë më të shtrenjtin e ka ?vjedhur? për vete; integritetin profesional dhe personal.
Habitem me habinë e shumë kolegëve. Ne i kemi ditur të gjitha këto, por e kemi pranuar këtë realitet në mënyrën tonë, sipas karakterit të gjithsecilit. Nuk kam shpresë se do të ndryshojë gjë në median shqiptare, edhe pas kësaj hapje barku që po i bëjnë njëri tjetrit një grup që kanë fryrë dhe investuar po njëri tjetrin, për të qenë këtu ku janë; me paga (ato janë asgjë përpara skemës që kanë krijuar me pushtetin e rradhës, për punësime e sekserizma) të frikshme, kur i krahason me lëmoshat e gazetarëve që bëjnë punën e vërtetë.
Gjithsesi e gjitha kjo që po ndodh e ka një gjë të mirë; ka nisur aksidentalisht vettingu në media dhe më e bukura është që po e bëjnë vetë ?peshkaqenët?, deri sa të qetësohen dhe të rigrupohen sërish, për të mbrojtur statukuonë e tyre./Citynews
Dy punonjës të VRPP Pogradec janë proceduar penalisht, pasi ...
Policia Kufitare shpëtoi sot një shtetas në liqenin e Pograd...
Ish-prokurori Haxhi Giu është rikthyer sërish në burg, vetëm...
Menjëherë pas reagimit të deputetit socialist, Alfred Peza, ...
Peter Yates dhe gruaja e tij 54 vjeçare, Michelle Baxter, is...
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar...
Një asistente mësuese e akuzuar se ka bërë seks me shokët e ...
Ish-prokurori Haxhi Giui dënuar më herët për korrupsion pasi...
Sot rreth orës 04:35, në rrugën Ismail Qemali, në zonën e is...
Rreth orës 04:10, të mëngjesit të sotëm në rrugën e Dibrës ë...
Ka nisur paraditen e sotme lirimi i 731 të dënuarve që përfi...
Dje nëpërmjet dokumentave ekskluzive dhe të pakontestueshëm ...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në n...
Ka qenë i ashpër reagimi i qytetarëve në rrjetet sociale pas...
Po ju tregoj dhe unë një histori të shkurtër dashurie ose çm...
Sot do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe do bëni...
Sot, Citynews nëpërmjet dokumenteve zyrtare, kontratës së sh...
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të mos i japë përgjigj...
Deputeti i Rilindjes Alfred Peza, ka zgjedhur orët e vona të...
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka shprehet se porte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...