web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Socialistët i shpallin “luftë” Llallës/ Manja: Ja e drejta e vetme që ke!

14 Janar 2017, 13:03, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, suloi sot kryeprokurori Adriatik Llalla për nismën e tij për të zgjedhur zv/prokurorin e Përgjithshëm.

Sipas deputetit Manja, kjo gjë nuk mund të ndodhë referuar Kushtetutës dhe ligjit. Më tej, deputeti shton se zv/prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga prokurori i ri që do të zgjidhet.

?Kushtetuta dhe ligji i ri për prokurorinë ka përcaktuar mjaft qartë procedurën, mënyrën dhe kush e zgjedh zv/prokurorin e përgjithshëm. Në këndvështrimin e Kushtetutës dhe ligjit kjo gjë nuk mund të ndodhë. Ligji e ka përcaktuar qartë që zv/ prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga prokurori i ri që do të zgjidhet. Lidhur me shqetësimet për disa emërime apo transferime që janë bërë gjatë kësaj kohe nga ana e prokurorit të Përgjithshëm, dua të sjell në vëmendje se kompetencat e prokurorit sa i takon transferimeve e emërimeve apo ngritjeve në detyrë janë të limituara sipas kushtetutës dhe ligjit për prokurorinë. Më lejoni të them se Prokurori i Përgjithshëm në këtë fazë të reformës në drejtësi ka të drejtë të bëjë vetëm emërimin e përkohshëm të magjistratëve, ndërsa gjithë pjesa tjetër është në shkelje të ligjit për prokurorinë që tashmë është në fuqi?, tha Manja.





10:18 Aktualitet

Grabitet bankomati

Rreth orës 04:10, të mëngjesit të sotëm në rrugën e Dibrës ë...

Lajmet e fundit nga