web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlorë-Policia shpall në kërkim 25 vjeçarin/ Sekuestrohen uniforma,drogë dhe automjete të vjedhura

12 Janar 2017, 13:42, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale G.C, 25 vjeç, pas kontrollit të ushtruar në garazhdin e tij ku janë gjetur dy automjete të vjedhura, uniforma policie dhe lëndë narkotike në garazh.

Nga hetimet e kryera rezulton se këto mjete tip Land Rover dhe Golf janë vjedhur në dhjetor të 2016 dhe në Janar të 2017.

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 veshje policie (uniforma), si dhe një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 270 gr, e dyshuar si Cannabis Sativa.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit G.C të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CityNews.al





Lajmet e fundit nga