web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë shihet media/ Kushtet skandaloze në qendrën sociale të lali Erit (FOTOT)

12 Janar 2017, 16:34, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,  ka hapur qendrat sociale të Tiranës për të pastrehët në këto ditë me temperatura të ulëta.

Në njërën prej tyre, konkretisht në njësinë nr.11 në Laprakë, Veliaj u shfaq në media i lumtur që të pastrehët shkonin për tu ushqyer dhe për të qëndruar.

Në media dukej gjithçka bukur, thuajse perfektë. Kushte, ushqim të bollshëm, madje edhe vetë lali Eri në rolin e punëtorit të qendrës sociale.

Por, e vërteta është ndryshe nga ajo që tregon kamera e kryebashkiakut.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, të siguruara nga Revista Shije, qendrat sociale dhe të pastrehët ndodhen në kushte skandaloze. Qendrave sociale vetëm emri u ka mbetur i tillë pasi të pastrehët duket se më shumë ftohte kanë brenda se sa jashtë.

Një tjetër problem është papastërtia. Mbi 100 të pastrehë jetojnë në këto ambiente, por askush nuk interesohet për dizifektimin e tyre apo kontrontrollon periodik. Pa përmendur mamatë me fëmijë të vegjël, të sëmurë dhe pa asnjë mjek që të kujdeset për ta.

Të gjitha këto probleme duket se për Bashkinë e Tiranës dhe kreun Erion Veliaj nuk janë me rëndësi. Atij i mjafton vetëm që në ditën që do të jetë prezent çdo gjë të duket perfektë. Më pas, çfarë ndodh brenda qendrave sociale nuk është më punë e tij.

Më poshtë fotot





Lajmet e fundit nga